Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: BDI po legjitimon politikë të papërgjegjshme

LSDM: BDI po legjitimon politikë të papërgjegjshme

25 tetor-
“Prej sot e tutje do të kemi dy sheshe, në të dyja anët. Ju po e ndani Shkupin në vija etnike dhe po krijoni një shesh për shqiptarët dhe një për maqedonasit”, ka thënë Petrov, duke iu drejtuar kryeminstrit Nikolla Gruevski.

Në vend se BDI të kundërshtojë projektin “Skënderbeu”, ajo e legjitimoi këtë politikë të papërgjegjshme. Kështu ka theksuar deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov, duke parashtruar pyetje në seancën parlamentare ku vijojnë pyetjet e deputetëve.

“Prej sot e tutje do të kemi dy sheshe, në të dyja anët. Ju po e ndani Shkupin në vija etnike dhe po krijoni një shesh për shqiptarët dhe një për maqedonasit”, ka thënë Petrov, duke iu drejtuar kryeminstrit Nikolla Gruevski.

Ndryshe, projekti “Skënderbeu” pritet të përfshihet në Buxhetin e vitit 2011. Pjesa më e madhe e financave do të mbulohet nga Komuna e Çairit.
Nuk është asgjë e keqe të investohet në përmendoret e historisë maqedonase. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në pyetjen e deputetit dhe sekretarit të LSDM-së, Andrej Petrov, se sa mjete janë shpenzuar për projektet e përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Kryeministri Gruevski, në përgjigjen e tij, i ka ikur pyetjes se sa do të kushtojë projekti “Sheshi Skënderbeu”, ndërsa ka numëruar investimet që Qeveria i ka realizuar në fushat tjera.

“Unë do të them se kjo qeveri udhëheqë politikë të investimit në të gjitha fushat, sidomos në objektet e energjetikës, në projekte të rrugëve regjionale dhe lokale, në ndërtim të ujësjellësit dhe sistemeve të kanalizimit. Nuk ka fushë ku nuk ka investim serioz, më vjen keq që kapeni vetëm për disa objekte. Nuk është asgjë e keqe të investohet në përmendoret e figurave nga historia jonë, ky është një segment që ju tërë kohën e përsëritni”, ka theksuar Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *