Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia, kodin (SRB) e zëvendëson me RKS (Republika e Kosovës)

Maqedonia, kodin (SRB) e zëvendëson me RKS (Republika e Kosovës)

1 tetor-
“Pas konsultimeve mes MPJ-së dhe MPB-së u arrit marrëveshje që kodi i Kosovës RKS të inkorporohet në sistemin për dokumente të Maqedonisë. Kjo do të thotë se nëse një qytetari të Maqedonisë i lindur në Kosovë në pasaportën e tij vendosej kodi SRB, tani e tutje do të qëndrojë kodi RKS”, tha Abdulkadar Memedi, sekretar shtetëror në MPJ të Maqedonisë.

Pasi është pranuar pavarësia e Kosovës nga Maqedonia, ndërsa kodi SRB i irritonte popullatën shqiptare, është vendosur që në të ardhmen të vendoset kodi RKS (Republika e Kosovës) në të gjitha dokumentet e personave të lindur në Kosovë por që jetojnë në Maqedoni.

Një vendim i tillë është marrë pas konsultimeve të vazhdueshme mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

“Pas konsultimeve mes MPJ-së dhe MPB-së u arrit marrëveshje që kodi i Kosovës RKS të inkorporohet në sistemin për dokumente të Maqedonisë. Kjo do të thotë se nëse një qytetari të Maqedonisë i lindur në Kosovë në pasaportën e tij vendosej kodi SRB, tani e tutje do të qëndrojë kodi RKS”, tha Abdulkadar Memedi, sekretar shtetëror në MPJ të Maqedonisë.

Kodi SRB ka qenë e vështirë të hiqet nga përdorimi pasi Kosova ende nuk është përfshirë në sistemin e ICAO kodeve në nivel ndërkombëtar dhe automatikisht në çdo sistem të pasaportave për banorët e lindur në Kosovë figuronte kodi RKS.

Përkundër mosanëtarësimit, pas insistimeve të vazhdueshme është rënë ujdi që Maqedonia ta eliminojë këtë kod dhe në kuadër të marrëdhënieve të mira diplomatike me Kosovën ta respektojë shtetin edhe me vendosjen e kodit të saj RKS.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *