Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk është në agjendën e samitit të Lisbonës

Maqedonia nuk është në agjendën e samitit të Lisbonës

1 tetor-
Ai tha se nga Maqedonia varet nëse do të kërkojë anëtarësim në NATO me referencën IRJM dhe si do të lobojë tek vendet anëtare, por nuk la shumë për të shpresuar se Maqedonia mund të bëhet anëetare e NATO-s në samitin e Lisbonës

Maqedonia nuk do të jetë në agjendën e samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në nëntor në Lisbonë. Një paralajmërim i këtillë i ftohtë për autoritetet maqedonase erdhi nga drejtori i Zyrës sllovene për Politikë të Jashtme në Ministrinë jashtme të Sllovenisë, Matej Marn.

Ai tha se nga Maqedonia varet nëse do të kërkojë anëtarësim në NATO me referencën IRJM dhe si do të lobojë tek vendet anëtare, por nuk la shumë për të shpresuar se Maqedonia mund të bëhet anëetare e NATO-s në samitin e Lisbonës.

“Maqedonia nuk do të jetë në agjendën e Aleancës, sepse ky nuk do të jetë samitë për zgjerim”, theksoi Marn.

Ngjashëm me të gjithë përfaqësuesit e huaj që vizitojnë Maqedoninë ehde Marn tha se nëse arrihet progres lidhur me kontestin e emrit, situata mundet të ndryshojë.

“Nëse do të ketë progres lidhur me kontestin e emrit, shpresojmë se Maqedonia do të jetë pjesë e agjendës së samitit. Herët është të flitet, komunikeja përfundimtare akoma nuk është përpiluar”, shtoi më tej zyrtari slloven

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *