Home / Sport / Maqedonia sfidon Rusinë

Maqedonia sfidon Rusinë

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz kërkoi përkrahjen mediale dhe të tifozëve para sfidës kundër Rusisë. Për trajnerin Jonuz, barazimi ndaj Rusisë do të ishte një rezultat pozitiv, ndërsa për kapitenin Shumolikovski, sfida ndaj Rusisë është një test i madh për të gjithë në kombëtare. Që të dy, trajneri Jonuz dhe kapiteni Shumolikovski kërkuan përkrahje të mediave dhe tifozëve.

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz kërkoi përkrahjen e mediumeve dhe tifozëve para përballjes së madhe kundër Rusisë, në sfidën e katër eliminatore për EURO 2012.
“Ne jemi në një situatë kur kundër Rusisë do të mungojnë shumë futbollistë me mjaft ndikimim në lojën tonë si Goran Pandev, Goran Popov dhe Tasevski. Javën e kaluar kishim lëndimin e Lazevskit, e cila është sanuar. Në këtë sfidë hyjmë të dobësuar, por të vetëdijshëm për atë që na pret, pasi që reprezentuesit tanë do të dëhsmojnë se mund të japin maksimumin. Nëse e arrijmë këtë, unë do të isha i kënaqur…”
Për Jonuzin fitorja ndaj Rusisë do të ishte një sukses i madh, ndërsa vet trajneri do të ishte i kënaqur edhe me barazim. Ai ishte decid sa i përket të ardhmes së tij në postin e seleksionuesit, duke potencuar se tani është i koncetruar vetëm në përballjen me Rusinë dhe asgjë tjetër nuk i intereson.
Ndërkohë kapiteni i Maqedonisë, Veliçe Shumolikoski kërkoi që të krijohet atmosferë pozitive në mediat para sfidës së katërt eliminatore, me qëllim që futbollistët e rinj mos të bien nën presionin psiqik. Shumolikovski e njeh forcën e komëbtares ruse, pasi është anëtarë i skuadrës ruse “Sibir Novosibirsk”.
“Do të jetë vështirë. E dijmë se kush është Rusia, cilët futbollist luajnë atje, në cilat skuadra luajnë dhe sa janë të përgatitur. Kishit mundësi që të shihni se si në pjesën e parë, shënuan 3 gola kundër Irlandës. Mirëpo kjo është puna jonë në terren, ku ne do të japin maksimumin.“
Përballja Maqedoni-Rusi, do të zhvillohet sot, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 20.30.

Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *