Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni:Çdo i treti banor është i varfër

Maqedoni:Çdo i treti banor është i varfër

30 tetor-
“Qëllimi kryesor është të fillojnë aktivitetet për zvogëlimin e varfërisë me OJQ-të si një faktor i rëndësishëm për të ushtruar presion në të gjitha institucionet relevante që të merren veprime konkrete”, tha Nafi Saraçini nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Çdo i treti banor në Maqedoni dhe një në pesë evropian janë të varfër kanë theksuar nga Platforma kundër varfërisë në Maqedoni (PKVM) me rastin e fillimit të fushatës për reduktimin e këtij fenomeni.

Qëllimi i fushatës është të ndihmohen grupet më të rrezikuara në shoqëri, me të cilën PKVM nëpërmjet reklamave dhe forumeve do të theksohet se të gjithë janë të prekur nga problemi i varfërisë dhe është e nevojshme rritja e ndërgjegjësimit për të ndihmuar këta njerëz.

Për të zvogëluar shifrën rreth 30 përqind të papunësisë në Maqedoni duhet të rritet punësimi, të koordinohet qasja në mes të shtetit dhe sektorit civil, si dhe arsimi i duhur.

“E rëndësishme është që rrjeti jonë për të luftuar varfërinë është se si qeveritë dhe institucionet publike të përfshihen në përpjekjen për të ndihmuar njerëzit që janë të prekur nga ky fenomen, duam që qeveria të ketë një strategji të plotë”, ka thënë Tanja Baser, përfaqësuese e BE-së, në luftën kundër varfërisë.

“Qëllimi kryesor është të fillojnë aktivitetet për zvogëlimin e varfërisë me OJQ-të si një faktor i rëndësishëm për të ushtruar presion në të gjitha institucionet relevante që të merren veprime konkrete”, tha Nafi Saraçini nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Marjanço Todorovski tha se qeveria do të ndihmojë në qasjen për punësim, arsimim, mbrojtje sociale dhe shëndetësore.

Todorovski shtoi se ndihma sociale prej 1.700 deri në 2 mijë denarë nuk është e madhe, por ajo ndihmon familjet.

Fushata me moton “Çdo i treti në Maqedoni bën jetë të varfër” do të zgjasë dy muaj dhe parashikon zgjidhje për të kapërcyer varfërinë duke organizuar tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime me të gjitha palët e interesuara.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *