Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohrit është garant për paqen në Maqedoni

Marrëveshja e Ohrit është garant për paqen në Maqedoni

20 tetor-
Ndërkohë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e njohu ish ambasadorin Pardju me situatën politike në vend, vecanërisht me implementimit e MO-së.

Marrëveshja e Ohrit mbetet dokument që garanton paqen dhe stabilitetin, dhe implementimi i saj përshpejton procesin e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Kështu vlerësuan sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe nënshkruesi ndërkombëtarë i këtij dokumentim ish ambasadori Xhejms Përdju.

“Kjo është hera e parë që kisha mundësinë të takojë zotin Ahmeti dhe të zhvillojë një bisedë me të. Biseduam për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ndikimin e saj mbi Maqedoninë si shtet dhe popullin që jeton këtu. Me Ali Ahmetin gjithashtu biseduam për situatën në vend, çështjen e emrit dhe në çfarë drejtimi po shkon shoqëria d.m.th zhvilluam një bisedë mjaft interesante”, tha James Pardue (Xhejms Përdju), nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e njohu ish ambasadorin Pardju me situatën politike në vend, vecanërisht me implementimit e MO-së.

“Pata kënaqësinë që t’a njoftoj zotin Përdju me të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, me çka vërtet si dokument mjaft i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e vendit dhe fillimin e dialogut të mirëfilltë, me çka vlerësim i përbashkët ishte që edhe më tej duhet të angazhohemi deri në implementimin e plotë të kësaj marrëveshje të rëndësishme

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *