Home / Sport / Më në fund: Ronaldinjo rigjen kombëtaren

Më në fund: Ronaldinjo rigjen kombëtaren

Trajneri i përfaqësueses braziliane, Mano Menezes, i ka bërë Ronaldinjos një vend në listën me 23 futbollistët e grumbulluar për miqësoren me Argjentinën që do të luhet më 17 nëntor në Katar.

Hera e fundit që fantazisti i Milanit ka veshur fanellën verdheblu daton në prill të 2009-ës, në përballjen me Perunë e vlefshme për kualifikueset e botërorit të Afrikës së Jugut. Paskëtaj, 30-vjeçari “u ngri” nga trajneri Karlos Dunga, i cili nuk e grumbulloi as për Kupën e Botës në muajin qershor.

Por me ndryshimin e trajnerit, ish-mesfushorit të Barcelonës iu hap sërish porta e “Seleçaos” dhe tani ka mundësi që në ndeshjen e 88-të me përfaqësuesen, t’i tregojë Karlos Dungës se bëri zgjedhje të gabuar me lënien jashtë botërorit. Përveç Ronaldinjos, nga Milani janë thirrur edhe Robinjo, Pato e Tiago Silva. Ndërkohë, mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Rafel, dhe mesfushori i Totenhemit, Sandro, debutojnë me skuadrën kombëtare.

Ja lista e Brazilit për miqësoren me Argjentinën:

Portierë: Viktor (Gremio), Xheferson (Botafogo), Neto (Atletiko-PR)

Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Rafael (Mançester Junajtid), Adriano Korrea (Barcelona), Andre Santos (Fenerbahçe), Tiago Silva (Milan), David Luiz (Benfika), Aleks (Çelsi), Rever (Atletiko-MG)

Mesfushorë: Lukas (Liverpul), Ramires (Çelsi), Sandro (Totenhem), Jucilei (Korinthians), Dagllas (Gremio), Koutinjo (Inter), Ronaldinjo (Milan), Elias (Korinthians)

Sulmues: Robinjo (Milan), Pato (Milan), Andre (Dinamo Kiev), Neimar (Santos)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *