Home / Lajme / Maqedoni / Më pak të diplomuar

Më pak të diplomuar

1 tetor-
Nga numri i i përgjithshëm i studentëve të diplomuar 35.2 për qind kanë diplomuar në afat të rregullt, kurse 64.8 për qind pas afatit të rregullt.

Gjatë vitit 2009 në universitetet publike dhe private kanë diplomuar 10.232 studentë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas të dhënave, numri i studentëve të diplomuar në shkollat e larta dhe në fakultete gjate vitit 2009 është zvogëluar në krahasim me vitin 2008 për 5.6 për qind.

Në universitetet publike kanë diplomuar 8.131 studentë, kurse në universitetet private 2.090 studentë.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 80.9 për qind kanë qenë studentë të rregullt, kurse 19.1 për qind student të çrregullt.

Nga numri i i përgjithshëm i studentëve të diplomuar 35.2 për qind kanë diplomuar në afat të rregullt, kurse 64.8 për qind pas afatit të rregullt.

Përqindja e studenteve femra që kanë diplomuar është 57.8 për qind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *