Home / Lajme / Maqedoni / Meduh Thaçi:Krasniqi mbulon faktet

Meduh Thaçi:Krasniqi mbulon faktet

29 tetor-
Z.Krasniqi ju përkujtoj se ju në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë të vitit 2006 erdhët të gjithë ju dhe më ofruat mbështetje ndaj meje duke arsyetuar se diçka nuk është në rregull me Ali Ahmetin, të cilin ju e paskeni përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.
Ju bëj një pyetje të vogël: Kur kishit të drejtë atëherë kur e shanit apo tashti kur e mbroni atë si themelues i dy UÇK-ve?!Z.Krasniqi, unë i mora këto dosje, ashtu si ju pas zbulimit të tyre, por mbajta një qëndrim tjetër”, thuhet në letrën e kryetarit të PDSH-së drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Kryetari Partisë Demokratike Shqiptare, përmes një letre të hapur i është drejtuar kryetarit të parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, ku në mes tjerash Thaçi, thotë se edhe kësaj radhe, Krasniqi, ka zgënjyer opinionin në mos për diçka tjetër, atëherë për shkak të shkeljes arrogante të parimeve morale dhe profesionale lidhur me zbulimin e dosjeve inkriminuese ndaj disa përfaqësuesve të shqiptarëve të Maqedonisë ku shihet qartë veprimtaria antikombëtare të disa përfaqësueseve politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ju, z. Jakup Krasniqi në popull i njohur si njeriu që ta ha bukën e ta përmbys kupën, i ndjekur nga ai ministër- hajn, Fatmir Limaj dhe nga ai arpaxhiku, Nahit Hasani si dhe nga ai ruso-socialisti Emrush Xhemajli, pa asnjë mëdyshje e mbrojtët mikun tuaj, Ali Ahmetin dhe më akuzuat mua, për shkak të prishjes së rehatisë suaj. Ju, z. Krasniqi silleni si zot, ngaqë, pa asnjë investigim dini se çfarë paska pasur në ato dosje.

Po ju them haptazi se këtë të drejtë për mbrojtje të tradhtarëve mund ta ketë vetëm ai që ka punuar në këto shërbime dhe di çka është e vërtetë dhe çka s’është e vërtetë. Ju z.Krasniqi krahas mohimit të vërtetësisë së këtyre dosjeve kaloni në pohim të fajësisë sime, poashtu pa asnjë argument.

Kjo dëshmon se keni krizë morale ngaqë lehtë merrni pozicione mbrojtëse ndaj dikujt si dhe qëndrime akuzuese ndaj tjetrit.

Silleni në mënyrë qesharake, si zot që edhe para se të ndodhin gjërat i di të vërtetën. Z.Krasniqi në botë ndodhin gjithmonë afera të këtilla madje edhe në kuadër të shteteve më të fuqishme siç janë SHBA-të, Rusia, Britania e Madhe. Mirëpo ata sillen me seriozitet të madh ndaj këtyre zbulimeve pa marrë parasysh për cilin është fjala. Në këto shtete madje zhvillohen hetime edhe ndaj presidentit.

Z.Krasniqi ju përkujtoj se ju në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë të vitit 2006 erdhët të gjithë ju dhe më ofruat mbështetje ndaj meje duke arsyetuar se diçka nuk është në rregull me Ali Ahmetin, të cilin ju e paskeni përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.

Ju bëj një pyetje të vogël: Kur kishit të drejtë atëherë kur e shanit apo tashti kur e mbroni atë si themelues i dy UÇK-ve?!Z.Krasniqi, unë i mora këto dosje, ashtu si ju pas zbulimit të tyre, por mbajta një qëndrim tjetër”, thuhet në letrën e kryetarit të PDSH-së drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Në letër më tej theksohet se “unë, pikërisht për shkak se jam përfaqësues i popullit nuk kisha të drejtë morale ta fsheh këtë fakt ashtu si bëni ju.

Por, jo vetëm kaq, ju, pa asnjë argument më shani mua për shkak të zbulimit të fakteve të këtilla, ndërkaq e amnistoni edhe përkundër fakteve ndaj atij që nisi një luftë me të cilën dobësohej kauza jonë kombëtare, sidomos ajo e Kosovës.

Z.Krasniqi, prej nga e keni atë të drejtë që të mbani një qëndrim kaq miqësor ndaj një tradhtie në zbulim e sipër dhe armiqësor ndaj të drejtës sime demokratike dhe obligimit kombëtar që t’i demaskoj ata që e meritojnë atë?! Qëndrimi juaj automatik se dikushi është fajtor dhe dikush nuk është i tillë vërteton se ju i fshihni gjurmët.E them këtë ngaqë qëndrimin që e mbajtët ishte në fakt një tendencë që ta mbroni jo Ali Ahmetin, por veten tuaj.

Krahas kësaj ju dini atë që e di edhe unë, pra ju nuk keni fare respekt ndaj Ali Ahmetit, por frikësoheni nga ai ortek dyshimesh zhgënjyese që mund t’ju përmbys edhe juve”, thekson Thaçi në letrën e tij.

Kreu i PDSH-së, thotë më tej se reagimin mbrojtës ndaj të inkriminuarve në këto dosje e vlerësoj si frikë që të mos zbulohen gjurmët që do të thotë se ju nuk frikësoheni nga unë, ashtu si unë nga ju, por keni frikë nga populli i Kosovës që kohët e fundit jo vetëm që është në buzë të mbijetesës, por edhe nga mundësia e shpërthimit të mllefit të grumbulluar. “Z.Krasniqi ju përkujtoj se pikërisht mllefi juaj ndaj meje është pasojë e frikës nga e vërteta.

Unë nuk ju akuzova juve, por ju pa asnjë motiv më akuzuat mua duke mbrojtur diçka që nuk ka të bëjë me dosjet. Me ç’të drejtë ju dini se fajtor për të gjitha këto skandale paskam qenë unë?! Lehtësia me të cilën ju e mbroni një tradhti dhe më akuzoni mua për marrje të qëndrimit ndaj këtij fenomeni flet për ju, për frikën tuaj nga diçka që ju vetë e dini çka mund të jetë.

Me siguri te ju është aktivizuar dyshimi i kthimit të syrit të opinionit në kohën kur presidenti historik i Kosovës z.Rugova ju quajti ashtu si ju quajti. Z.Krasniqi, në fund marr lirinë që t’ju këshilloj: para se të merrni qëndrim analizoni faktet dhe mos i mbuloni të vërtetat. Për këtë populli nuk jua ka dhënë mandatin e tij.

Qëndrimet tuaja ndërtoni mbi investigimet dhe jo mbi interesat e grupimeve të ndryshme të interesit. Kosovës i nevojitet e vërteta për periudhën më tragjike të historisë së saj. Me këtë letër të hapur tentova që t’ju porosis: s’keni të drejtë morale për mbulim të fakteve, por keni obligim kombëtar të zbuloni tradhtinë që jua shpon sytë.

Ju siguroj juve dhe opinionin kosovar se gjithmonë do të zbuloj të vërtetën pa u frikësuar nga pasojat. S’kam çka të fsheh. E vërteta ndoshta vonohet, por gjithmonë del në shesh”, thuhet në letrën e hapur të Liderit të PDSH-së drejtuar kryepalarmanetarit të Kosovës Jakup Krasniqi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *