Home / Sport / Mou-Guardiola, më në fund në një mendje

Mou-Guardiola, më në fund në një mendje

As Hoze Mourinjo dhe as Pep Guardiola nuk do t’i lejojnë lojtarët e tyre, kampionë bote me Spanjën, të marrin pjesë në ceremoninë e marrjes së çmimit “Princi i Asturias” për sportin.

Ky çmim, një nga më prestigjozët në Spanjë, do t’i dorëzohet përfaqësueses spanjolle nga princi Filip i Burbonës, trashëgimtar i fronit të Spanjës, në ceremoninë që do të zhvillohet në Oviedo të premten e ardhshme, më 22 tetor. Portugezi i Realit ka qenë i prerë në konferencën e shtypit: “Është ‘jo’ e padiskuteshme”.

Kështu, për të parën herë që prej mbërritjes së Mourinjos në Spanjë, dy teknikët bien në një mendje për një çështje. Ata nuk duan që futbollistët të shpërqendrohen, ndërsa këta të fundit do të jenë në grumbullim normal për ndeshjet e programuara. Barcelona do të jetë mysafire e Saragozës, kurse Reali do të presë në “Bernabeu” Racing Santanderin.

“Furia e kuqe” është skuadra e katërt që e fiton këtë çmim. Më parë është nderuar kombëtarja spanjolle e maratonës që dominoi në Evropianin e 1994-ës në Helsinki dhe në botërorin e Goteborgut një vit më pas; kombëtarja braziliane e futbollit, kampione bote në vitin 2002 si dhe përfaqësuesja spanjolle e basketbollit, fituese e botërorit në vitin 2006.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *