Home / Lajme / Maqedoni / MPB e gatshme për verifikimin e dosjeve

MPB e gatshme për verifikimin e dosjeve

21 tetor-
MPB mund të bëjë ekspertizën për dosjet e fundit, ndërsa deri tani nuk kemi pranuar asgjë konkrete për të dhënë një vlerësim”, theksoi Jankullovska.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se MPB është e gatshme të bëjë verifikimin lidhur me origjinalitetin e dosjeve të fundit të publikuara.

Ajo i`u përgjigj pyetjes lidhur me tre dosjet e publikuara ditë më parë në të cilat janë përmendur emrat e tre funksionarëve të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“MPB mund të bëjë ekspertizën për dosjet e fundit, ndërsa deri tani nuk kemi pranuar asgjë konkrete për të dhënë një vlerësim”, theksoi Jankullovska.

Sipas saj, MPB posedon laboratorin më bashkëkohor për krim-teknikë, ku mund të verifikohen vulat e dokumenteve, karakteri i shkronjave si dhe pesha dhe cilësitë e letrës, për të vlerësuar origjinalitetin e tyre.

Vërtetimi i dosjeve të fundit të publikuara supozohet të bëhet në Beograd, atje ku mbahen dosjet origjinale sekrete të ish-UDB-së dhe shërbimit ushtarak jugosllav KOS.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov gjatë vizitës së tij në Beograd kërkoi nga autoritetet serbe ndihmë dhe qasje tek dokumentet dhe arkivat e dosjeve të ish-shërbimeve sekrete.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *