Home / Lajme / Maqedoni / NATO dhe BE po heqin dorë nga Maqedonia

NATO dhe BE po heqin dorë nga Maqedonia

13 tetor-
“Besoj se nëse ekziston zgjidhje për kontestin me emrin, bisedimet për hyrjen e Maqedonisë në BE do të fillojnë menjëherë. Problemi i vërtetë qëndron në vend tjetër: shumica e vendeve-anëtare të BE-së më nuk besojnë se ekziston zgjidhje për kontestin me emrin dhe fillojnë të humbin shpresat”, thekson Knaus.

Kryetari i Iniciativës për stabilitet evropian Gerald Klaus vlerëson se nuk ekziston mbështetje e mjaftueshme e NATO-s, që Maqedonia të pranohet në Aleancë nën referencën e përkohshme.

“Kjo do të ishte korrekt, por nuk duhet të kemi iluzione. Kjo nuk do të ndodh. As NATO as BE do ta pranojnë këtë nëse Greqia nuk pajtohet, kurse unë nuk shoh se kjo do të ndodhë”, thotë Knaus në intervistën për programin “Zëri i popullit” në televizionin NTV.

Ai sugjeron të gjendet zgjidhje e shpejtë për kontestin e emrit, sepse ekziston rrezik BE, NATO dhe SHBA të mbeten më pak të interesuar për Maqedoninë.

“Besoj se nëse ekziston zgjidhje për kontestin me emrin, bisedimet për hyrjen e Maqedonisë në BE do të fillojnë menjëherë. Problemi i vërtetë qëndron në vend tjetër: shumica e vendeve-anëtare të BE-së më nuk besojnë se ekziston zgjidhje për kontestin me emrin dhe fillojnë të humbin shpresat”, thekson Knaus.

Sipas tij, fakti që sekreti shtetëror i SHBA-së Hilari Klinton nuk erdhi në Shkup gjatë turneut të saj në Ballkan është shenjë se SHBA preferon të fokusohet në tema tjera.

“Për fat të keq, vërtet është shumë real rreziku, anëtaret e BE-së dhe NATO-s të heqin dorë nga Maqedonia” thotë Knaus.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *