Home / Lajme / Maqedoni / Ndahen komplete librash për nxënësit

Ndahen komplete librash për nxënësit

9 tetor
Drejtorët e shkollave fillore të Tetovës u shprehën të kënaqur nga ky veprim dhe njëkohësisht kanë shprehur falënderimet për komunën e Tetovës që në vazhdimësi monitoron rrjedhën e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.

Për të shënuar javën e fëmijëve, komuna e Tetovës të premten ka shpërndarë komplete librash shkollorë nëpër të gjitha shkollat fillore dhe çerdhet e qytetit.

Me këtë rast, janë shpërndarë gjithsej rreth njëqind komplete librash për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në të katërtën dhe për paralelet parashkollore.

Sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti, e cila bëri dorëzimin e librave tha se kjo është një ndihmë simbolike me qëllim të pasurimit të bibliotekave në shkollat fillore të qytetit të Tetovës.

“Komuna e Tetovës do të vazhdojë të ndihmojë shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo-arsimorë”, tha Memeti.
Drejtorët e shkollave fillore të Tetovës u shprehën të kënaqur nga ky veprim dhe njëkohësisht kanë shprehur falënderimet për komunën e Tetovës që në vazhdimësi monitoron rrjedhën e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *