Home / Sport / Ndaj Teteksit do të kërkojmë tre pikët

Ndaj Teteksit do të kërkojmë tre pikët

“Shkëndija me Teteksin do të luaj edhe kundër një tradite, se gjithnjë mes këtyre dy ekipeve rezultati ka qenë barazi apo në favor të Teteksit. Tani jemi duke bërë një lojë të bukur dhe shpresoj që edhe ndaj Teteksit të luajmë lojën tonë, me pasime të shkurtra, të shpejta dhe të sakta. Nëse të gjithë futbollistët japim maksimumin dhe i kryejmë detyrat që na jep trajneri, mendoj që rezultati nuk do të mungoj në favor tonin. Çdo respekt për ekipin e Teteksit por kësaj radhe shpresoj të marrim pik të plota. Tradita duhet ndaluar të shtunën”, deklaroi Nuhiu.

KF Shkëndija nga Tetova, pas përfundimit të rrethit të parë arriti të pozicionohet në vendin e parë duke tubuar 21 pikë dhe duke shtuar avantazhin në dy pikë më shumë se Renova dhe Metalurgu. Me rezultatet e arritura deri më tani dhe pikët e tubuara në 11 javët e para të rrethit të parë po tregojnë se klubi i Shkëndijës është më i miri në kampionatin e Maqedonisë. “Kuq e zinjtë” në ndeshjen e fundit që e zhvilluan në terren vendas arritën të shënojnë fitore ndaj skuadrës së Pelisterit me rezultat bindës 4:1. Në këtë përballje futbollisti më i dalluar ishte Ardian Nuhiu i cili shkëlqeu në terren ku arriti të shënon gol dhe të asiston në dy të tjerë. Për Nuhiun ky ishte goli i dytë në sezon, ndërsa golin e parë e shënoi nëntë javë më parë kundër skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi. Nuhiu është shumë i kënaqur që skuadra e tij është rikthyer përsëri në kreun e tabelës dhe shpreson se do të vazhdojnë më këtë rritëm edhe në ndeshjet e ardhshme. “Ishim të hendikepuar me mosluajtjen e disa futbollisteve standard për shkak kartonëve. Por ndoshta për fat të mirë që karshi neve ishte Pelisteri. Siç e dimë këtë vit Pelisteri ka probleme dhe ja dolëm lehtë, treguam se jemi ekip serioz, treguan dhe futbollistet tjerë që i kemi në bankinë që janë gati për t’u aktivizuar. U futem në ndeshje duke respektuar edhe këtë Pelister, sepse siç e dimë se futbolli sjell befasira, e morëm punën me seriozitet, dhamë të gjithë maksimumin, respektuam detyrat e trajnerit, nuk ikëm nga loja jonë që e preferon trajneri Miha dhe në fund i’a dolëm që të marrim tre pikët dhe të rikthemi në vendin e parë të tabelës”, deklaroi Nuhiu. Rrethi i dytë i kampionatit të Maqedonisë në futboll për Ligën e parë do të fillojë ditën e shtunë, kur skuadra e Shkëndijës do të zhvillojë ndeshjen në stadiumin e qytetit të Tetovës por do të jetë mysafire e ekipit të Teteksit. “Kuq e zinjtë” në këtë përballje do të futen për të kërkuar fitoren e parë ndaj skuadrës së Teteksit prej nga viti 2003, pasi nga ky vit nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë ekipin e Teteksit. Në pesë ndeshje kanë luajtur barazi dhe në një kanë humbur. Por tani pritet që Shkëndija të shlyen këtë traditë dhe të shënon fitore për të ruajtur kreun e tabelës. “Shkëndija me Teteksin do të luaj edhe kundër një tradite, se gjithë me këtyre dy ekipeve rezultati ka qenë barazi apo në favor të Teteksit. Tani jemi duke bërë një lojë të bukur dhe shpresoj që edhe ndaj Teteksit të luajmë lojën tonë, me pasime të shkurtra. Nëse të gjithë futbollistët japim maksimumin dhe i kryejmë detyrat që na jep trajneri, mendoj që rezultati nuk do të mungoj në favor tonin. Çdo respekt për ekipin e Teteksit por kësaj radhe shpresoj të marrim pik të plota. Tradita duhet ndaluar të shtunën”, shtoi Nuhiu. Ardiani nuk la pa i përmendur edhe tifozët e klubit të Shkëndijës “Ballistët” të cilët në çdo përballje janë futbollisti i dymbëdhjetë për “kuq e zinjtë”, por në përballjen kundër Teteksit nuk do të munden të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në mënyrë të organizuar pasi u dënuan Komiteti për urgjencë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), me mos marrje pjesë në stadiume mysafirë, pas ngjarjes që ndodhi në Kërçovë kundër ekipit të Napredokut, kur tifozët e skuadrës mysafire hoqën flamurin e Maqedonisë, ndërsa në vend të tij vendosën flamurin kombëtar shqiptarë. “Ata na japin shtytje të madhe për të dhënë edhe atomin e fundit të forcave tona. Me të vërtet janë tifoz të mrekullueshëm, në çdo ndeshje na përkrahin deri momentin e fundit. Por ndaj Teteksit ata ndoshta nuk do të munden të na përkrahin, por si do që të jetë në do të japim maksimumin që të shënojmë fitore, e pse jo në fund të kampionatit nga ana jonë të marrin një dhuratë, pra të shpallemi kampion”, përfundoi sulmuesi i Shkëndijës Ardian Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *