Home / Sport / Ndeshja me Bjellorusinë, kartonat lënë jashtë Bogdanin, në dyshim Cana

Ndeshja me Bjellorusinë, kartonat lënë jashtë Bogdanin, në dyshim Cana

Barazimi 1-1 me Bosnje-Hercegovinën ka ngritur në maksimum moralin e futbollistëve shqiptarë, por dëmtimi i pësuar nga Lorik Cana dhe kartoni i verdhë i marrë nga Erjon Bogdani, kanë prishur planet e trajnerit Xhemal Mustedanagiç. Sulmuesi i Çezenës në Itali do të mungojë për ndeshjen e së martës në Minsk, gjë që do të thotë se Shqipëria nuk do të ketë një lider të vërtetë në sulm.

Bogdani mori një karton të verdhë në minutat e para për një ndërhyrje ndaj dhëndrrit të Mustedanagiç, Mensur Mujxha, ç’ka i ka kushtuar skualifikimin për takimin e 12 tetorit. Ai pati një karton të verdhë që nga ndeshja me Luksemburgun, kështu që kartoni i dhënë nga islandezi Jakobson ka qenë fatal për të. Ndërkohë, Lorik Cana luajti pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë me gjurin të fashuar dhe gati-gati dukej sikur çalonte në fushë.

Vetëm dëshira për të ndihmuar ekipin bënë që ai të rikthehej sërish dhe të vazhdonte për minutat e mbetura takimin. Por, gjuri i tij duket se nuk do të mbajë dot deri për ndeshjen e së martës në Minsk, ndërsa gjithçka do të vendoset të dielën. Me mungesën e Canës mbrojtja kuqezi është në gjendje alarmi, duke qenë se vetëm dy javë më parë u dëmtua Debatik Curri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *