Home / Sport / Ndeshja përfundoi 1:1, “Ballistët” hoqën flamurin e Maqedonisë

Ndeshja përfundoi 1:1, “Ballistët” hoqën flamurin e Maqedonisë

Në Kërcovë Shkëndija udhëtoi në kërkim të tre pikëve, mirëpo duke parë rrjedhën e njgarjeve duhet të jetë e kënaqur edhe me një.

Ndeshja ndërmjet Napredokut dhe Shkëndijës është mbyllur me barazimin 1:1, rezultat që nënkupton se ndoshta gjithcka ka qenë qetë dhe pa probleme. Por jo, ky takim ishte një luftë e vërtetë, si në teren, ashtu edhe në tribuna, ndërsa pjesa e dytë e takimit filloi me 40-të minuta vonesë, pasi tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” hoqën flamurin e Maqedonisë, ndërsa në dy shtiza ngritën flamuj kombëtar shqipëtar. Të pakënaqur nga kjo vendasit reaguan tek delegati i takimit, i cili nuk lejonte të vazhdojë loja deri sa flamuri i Maqedonisë të kthehet në vendin ku ishte më parë. E gjithë kjo zgjati rreth gjysmë ore, ndërsa kur më në fund u krijuan kushte për lojë, takimi vazhdoi dhe u dominua tërësisht nga Shkëndija, të cilët megjithatë nuk arritën të shënojnë fitore. Takimi u karakterizua edhe me dy kartona të kuq, kur Askov i Napredokut u ndërshkua në minutën e 11-të pas një starti brutal ndaj Eminit, ndërsa disa minuta para fundit Cuculi përjetoi të njëjtin fat. Megjithatë patjetër të pranohet se në pjesën e parë futbollistët e Napredokut preferonin lojë të ashpër, duke shkaktuar disa starte brutale, ndërsa mes të tjerëve në cak ishin Ferhan Hasani dhe Valmir Nafiu, i cili në fakt edhe një herë tregoi talentin e jashtëzakonshëm që posedon. Sa i përket ndeshjes Shkëndija vinte si lider i renditjes dhe patjetër e kishte të sulmojë, ndërsa vendasit të vetëdijshëm për këtë ishin vendosur më të tërhequr në fushë. Shkëndija që në këtë takim kishte disa mungesa të rëndësishme, në fillim u pa e vendosur gabimisht në teren, me Sallain në krahun e majtë, pozitë që asnjëherë nuk e kishte luajtur, ndërsa nuk arriti ta bëjë as në këtë takim, pasi pikërisht nga krahu i tij vendasit disa herë rezikuan. Në minutën e 19-të të takimit, pikërisht Sallai shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme para zonës, ndërsa Stepanovski nga gjujatja e lirë shënoi gol fantastik për epërsi të Napredokut. Në vazhdim Shkëndija kishte kontrollin e lojës, por pa mundur të organizojë ndonjë aksion më të rezikshëm, për të barazuar rezultatin, ndërsa goditjet nga distanca nuk ishin problem për portën vendase. Pjesa e dytë filloi ashtu si filloi, ndërsa Shkëndija kishte dominim të plotë, duke luajtur me të gjithë futbollistët në pjesën që i takon Napredokut. Vendasit në këtë periudhë mundeshin të dyfishojnë rezultatin përmes Stepanovskit, mirëpo Zendeli shpëtoi me pritje vendimtare. Në vazhdim “kuq e zinjtë” vetëm ngushtonin rrethin para portës së Napredokut, dhe arritën të barazojnë në minutën e 84, kur Cuculi depërtoi për mrekulli, ndërsa krosimi i tij u prit nga Andonov që shënoi për 1:1. Shkëndija në momentet e fundit kërkoi fitoren dhe kishte rast përmes Huseinit, mirëpo goditja e tij u ndal para portës. Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1:1, me të cilin Shkëndija zbret në pozitën e dytë, me një pikë pas Renovës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *