Home / Lajme / Maqedoni / Në Grupçin, mësuesit bojkotojnë mësimin

Në Grupçin, mësuesit bojkotojnë mësimin

25 tetor-
“Kjo do zgjasë derisa të merremi vesh me ministrinë, organet komunale dhe drejtorinë e shkollës. Ministrisë i jemi drejtuar me shkresë para dhjetë ditësh, përgjigje s’kemi marrë ende as me shkrim as me gojë, ndërsa në Komunë isha vet prezent i dhashë shkresën kryetarit të komunës, ia kumtova edhe me gojë por nuk gjetëm mirëkuptim”, deklaroi Muzafer Aliu, kryetar i sindikatës së arsimtarëve.

Nxënësit e shkollës fillore ‘Pashko Vasa’ të Grupçinit shkojnë në shkollë por nuk mbajnë mësim pasi mësuesit mungojnë për shkak të kontestit që kanë me Komunën dhe Ministrinë e Arsimit, lidhur me kompensimet shtesë për rrugën. 125 mësuesit e kësaj shkolle, thonë se do të vazhdojnë bojkotin, deri në zgjidhjen e këtij problemi.
“Unë vij nga Shkupi dhe çdo ditë bëj nga 80 kilometra rrugë, dhe çdo ditë harxhoj nga 250 deri në 300 denarë rrugë, kështu që prej sivjet kemi problem me pagën shtesë të parave për transport”, u shpreh Fadil Rogaçi, mësues.
“Kjo do zgjasë derisa të merremi vesh me ministrinë, organet komunale dhe drejtorinë e shkollës. Ministrisë i jemi drejtuar me shkresë para dhjetë ditësh, përgjigje s’kemi marrë ende as me shkrim as me gojë, ndërsa në Komunë isha vet prezent i dhashë shkresën kryetarit të komunës, ia kumtova edhe me gojë por nuk gjetëm mirëkuptim”, deklaroi Muzafer Aliu, kryetar i sindikatës së arsimtarëve.
Ndërsa kryetari i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi shprehet se njoftimi i ministrisë ka ardhur në muajin Shkurt dhe për këtë vit nuk ka mundësi për ndarjen e fondeve për kompensimet e rrugës.
“Arsimtarët duhet të tregojnë qartë në cilin ligj thirren që bëjnë bojkotin. Në ligjin për marrëveshje kolektive nuk ka të parapara harxhime shtesë, në ligjin për rrogat është nocioni i harxhimeve bruto nuk ka të parapara harxhime shtesë për arsimtarët, në ligjin për marrëdhënie punë në nenin 113 parashihet që arsimtarët të marrin harxhime për ushqim dhe transport publik në bazë të harxhimeve reale e të cilat sipas ministrisë janë 825 denarë”, deklaroi Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Por, mësuesi Rogaçi nga Shkupi, me këto 825 denarë mund të udhëtojë vetëm 2 ditë për në vendin e punës. Për kompensime shtesë, nuk bëhet fjalë. Në shkollën “Pashko Vasa’ të Grupçinës, bashkë me shkollat periferike të saj, japin mësim 125 arsimtarë, ndërkohë që mësojnë afro 2000 nxënës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *