Home / Sport / Në mungesë të derbit të Tetovës, starton rrethi i 2-të në LPFM

Në mungesë të derbit të Tetovës, starton rrethi i 2-të në LPFM

Nën hijen dhe paqartësitë rreth anulimit të derbit lokal të Tetovës, mes Teteksit dhe Shkëndijës, këtë fundjavë starton rrethi i dytë i garave në Ligën e Parë të Maqedonisë, me ndeshjet e xhiros së 12-të. Në mungesë të duelit Teteksi-Shkëndija, ndeshja që zgjon interes më të madh është ajo mes Metalurgut dhe Vardarit. Renova këtë javë është mysafire e Pelisterit, në kërkim të pikëve për të mbetur në kreun e tabelës. Takimi mes Rabotniçkit dhe Skopjes zhvillohet të dielën.

Të shtunën starton rrethi i dytë i garave në elitën e futbollit në Maqedoni, kur në program janë ndeshjet e javës së 12-të. Dueli më interesant duhej të zhvillohej në Tetovë, ndërmjet skuadrave lokale Teteksit dhe Shkëndijës, mirëpo e njëjta u anulua, pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk mundi të garantojë sigurinë e kësaj përballje. Nën hijen e anulimit të këtij takimi, do të zhvillohen duelet tjera në të cilat Renova udhëton për në Manastir, ku do të përballet me Pelisterin. Xhepçishtasit në takimin e fundit u mëndën nga Sileksi dhe tani shpresojnë të marrin tre pikë në Manastir, megjithse kanë disa mungesa të rëndësishme në formacion.

“Sigurisht se kjo ishte një disfatë e keqe dhe në moment të keq për ne, pikërisht kur Renova filloi të luajë më mirë. Megjithatë ky është realiteti, edhe një herë u vërtetua se në çdo ndeshje duhet të jepet makimumi. Tani na pret ndeshja me Pelisterin, duhet të japim maksimumin tonë në këtë ndeshje. Shpresoj që të shënojmë fitore“,-deklaroi sulmuesi i Renovës, Boban Jançevski.

Në takimet tjera, Sileksi që është në seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme, në fushë të vet pret Horizontin, ndërsa vëmendje tërheq edhe dueli në Autkomandë, kur Metalurgu përballet me Vardarin. Bregallnica në Shtip do të ndeshet me Napredokun, ndërsa të dielën do të zhvillohet dueli me Rabotniçkit dhe Skopjes.

“Në ndeshjen e parë me Rebotniçkin në teren vendas thjesht nuk kishim fat, kishim shumë raste, ndërsa pranuam gol nga një mundësi e vetme e kundërshtarit, me çka edhe e humbëm ndeshjen. Tani në stadiumin e qytetit presim të kemi më shumë fat, është e rëndësishme që jemi të kompletuar, pasi kthehen dy futbollistë pas pauzës për shkak të kartonëve, kështu që presim rezultat të favorshëm”, deklaroi futbolisti i Skopjes Jasmin Mecinoviç.

Dyshet e javës së 12-të:
Teteksi-Shkëndija (e anuluar)
Pelisteri-Renova,
Sileksi-Horizonti,
Metalurgu-Vardari,
Bregallnica-Napredoku,
Rabotniçki-Skopje (e dielë).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *