Home / Lajme / Maqedoni / Në Tv Koha rifillon emisioni Mejdani

Në Tv Koha rifillon emisioni Mejdani

4 tetor-
”Këtë vit fillojmë më herët me emisionin Mejdani, pra është sezoni I dytë. Duke patur parasysh se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë turbulenca politike siç janë. A do të zgjidhet kontesti I emrit apo jo. A do ndryshohet emri. Do të ketë referendum ose jo. Rregjistrimi I popullsisë. Ku janë shqiptarët në mesin e këtyre ngjarjeve etj. Ne kemi krijuar kushte në studio edhe për publik më të gjërë si studentë dhe qytetarët të cilët do të mund të jenë prezent gjatë emisioneve. Nuk do të mungojnë edhe të ftuarit e skenës politike shqiptare, analistë, shoqëria civile etj”, deklaroi drejtuesi I këtij emisioni Mevaip Abdiu.

Rikthehet në ekranin e Televizionit Koha emisioni debativ Mejdani. Pas një sezoni të suksesshëm, emisioni Mejdani, vjen sërish para shikuesve të ekranit të televizionit Koha. Gjatë sezonit të kaluar në studion e televizionit Koha, ishin mysafirë të shumtë, çdo të hënë edhe atë politikan të njohur, lider të partive politike. Në mesin e tyre ishin kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, nënkryetarët e BDI-së Rafiz Haliti dhe Nevzat Bejta, ministri I Shëndetësisë Bujar Osmani, nënkryetari I LSDM-së Andrej Petrov, kryetarët e komunave të Polllogut, analistë, përfaqësues të arsimit, nga sektori civil në Maqedoni etj. Drejtuesi I këtij emisioni Mevaip Abdiu, shprehet se emisoni Mejdani, ka arritur një shikueshmëri të madhe gjatë edicionit të kaluar.
Por cilat janë temat që do të shtjellon në emission?
”Këtë vit fillojmë më herët me emisionin Mejdani, pra është sezoni I dytë. Duke patur parasysh se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë turbulenca politike siç janë. A do të zgjidhet kontesti I emrit apo jo. A do ndryshohet emri. Do të ketë referendum ose jo. Rregjistrimi I popullsisë. Ku janë shqiptarët në mesin e këtyre ngjarjeve etj. Ne kemi krijuar kushte në studio edhe për publik më të gjërë si studentë dhe qytetarët të cilët do të mund të jenë prezent gjatë emisioneve. Nuk do të mungojnë edhe të ftuarit e skenës politike shqiptare, analistë, shoqëria civile etj”, deklaroi drejtuesi I këtij emisioni Mevaip Abdiu.
Emisioni debativ Mejdani, rifillon sonte, mënjëherë pas përfundimit të edicionit qendror të lajmeve në orën 21,45, ku të ftuar janë kryetari I Organizatës Joqeveritare Realiteti Valon Bela dhe kryetari I Shoqatës Illyrikum Libertas Valon Kurtishi.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *