Home / Sport / NEBI MUSTAFI UDHËTON PËR NË ZVICËR

NEBI MUSTAFI UDHËTON PËR NË ZVICËR

Skuadra që kërkon mefushorin ‘kuq e zi’ mbetet enigmë, ndërsa interesi ka ardhur pas paraqitjeve të mira të Mustafit në fanellën e Shkëndijës, me të cilët në këtë edicion shkëlqejnë dhe për momentin mbajnë pozitën e parë në Ligën e Parë të Maqedonisë

Sipas informatave të Tv Koha, kapiteni i Shkëndijës Nebi Mustafi të mërkurën ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të qëndrojë disa ditë në bisedime me klub të atjeshëm. Skuadra që kërkon mefushorin ‘kuq e zi’ mbetet enigmë, ndërsa interesi ka ardhur pas paraqitjeve të mira të Mustafit në fanellën e Shkëndijës, me të cilët në këtë edicion shkëlqejnë dhe për momentin mbajnë pozitën e parë në Ligën e Parë të Maqedonisë. Sipas asaj që mësojmë nga burime të afërta, zviceranët duan që Mustafin ta marrin në afatin kalimtar të janarit, por dëshira e futbollistit është të vazhdojë në Shkëndijë, ku synon të fitojë titullin e kampionit. Nebi Mustafi, skuadrës tetovare i’u bashkua verën e kaluar dhe me lojërat e treguara është konfirmuar si lider i këtij ekipi. Gjithsesi ai dëshirë të kahmotshme e kishte rikthimin në këtë skuadër, për të cilën thekson se gjithnjë e ka në plan të parë. Pritet që së shpejti të mësohet më shumë rreth ofertës së re për shërbimet e tij, megjithse dëshira e dyanshme është që ai të vazhdojë të mbetet në fanellën e Shkëndijës. Këtë gjë e duan tifozët, kryesia, por edhe vetë Nebiu, që shpreson që këtë vit të shkruajnë faqen më të famshme në historinë e skuadrës tetovare, Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *