Home / Lajme / Maqedoni / Nesër ndryshimi i orës, një orë prapa

Nesër ndryshimi i orës, një orë prapa

30 tetor-
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në javën e fundit të prillit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Të dielën fillon ndryshimi i orës, me ç`rast akrepat do të zhvendosen një orë prapa, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në javën e fundit të prillit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Ky ndryshim nuk është i njëjtë në të gjithë botën, pasi ka vende që nuk e aplikojnë, si p.sh ne Afrikë.

Kalimi në nga koha verore ndaj kohës dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916, në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tash ajo është vendosur në 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.

Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe, duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë për herë të parë e vendos llogaritjen kohore. Fillimisht marrëveshja ka qenë që orët të zhvendosen pas 20 minutave gjatë katër javëve në vazhdimësi, gjegjësisht gjithsej 80 minuta.

Shkak ka qenë, njëjtë si edhe sot, më shumë të shfrytëzohet drita e diellit gjatë mbrëmjes, ndërsa më pak dritë të mbetet e pashfrytëzuar gjatë mëngjesit, por e gjithë kjo mos të jetë shumë drastike.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, me arsyetim se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatshmëria e njerëzve dhe dita e punës është më efikase.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera në Evropë nga viti 2002 caktuan koha verore të fillojë javën e fundit nga marsi dhe të përfundojë javën e fundit të tetorit.

Zhvendosja e kohës më shumë raste bëhet natën mes të shtunës dhe të dielës, me qëllim të mos shkaktojë probleme më të mëdha për orarin e punës. Islanda është vendi i vetëm evropian, e cila nuk e vendosi llogaritjen dimërore dhe verore të kohës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *