Home / Sport / NEXHAT SHABANI LARGOHET NGA RENOVA

NEXHAT SHABANI LARGOHET NGA RENOVA

Renova ka mbetur pa trajner, të premten Nexhat Shabani ka vendosur të braktisë taborin e kampionëve në fuqi, Renovës. Skuadra në duelin me Pelsiterin do të drejtohet nga drejtori sportiv Lirim Sahiti, ndërsa javën e ardhshme do të vendoset për zëvendësuesin e Shabanit.

Nexhat Shabani është larguar nga skuadra e Renovës, duke dhënë dorëheqje të paraevokueshme nga posti i trajnerit te skuadra kampione e Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit si dhe nga vetë trajneri, i cili falemenderoi Qenan Idrizin, Lirim Sahitin dhe gjithë bashkëpuntorët për mbështetjen e dhënë, ndërsa Renovës i dëshiroi suksese në të ardhmen. Shabani shtoi se kishte mbështetje maksimale nga të gjithë në Renovë, mirëpo ka vlerësuar se ndarja është në të mirë të të dyja palëve.
“Jam i kënaqur me bashkëpunimin që kisha me skuadrën e Renovës. Prandaj dua që publikisht të falemenderoj z.Qenan Idrizin për mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë. Gjithashtu falemenderoj ehde drejtorin sportiv Lirim Sahitin si dhe të gjithë ata që bashkëpunuam gjatë periudhës së qëndrimit tim në Renovë. Kam analizuar mirë situatën dhe mendoj se për momentin zgjidhja më e mirë është që të ndahemi. Renovës i dëshiroj sukses në vazhdim të kampionatit”, – deklaroi tani më ish-trajneri i Renovës, Nexhat Shabani, i cili edhe më herët pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë nga Vardari pati ofruar dorëheqje nga pankina e Renovës, mirëpo e njëjta asokohe nuk u pranua nga drejtuesit e Xhepcishtasve.
Ndërkohë edhe nga tabori i Renovës vlerësojnë punën e deritashme të Shabanit, ndërsa shtojnë se pas ndeshjes me Pelisterin do të vendosin për emërin e trajnerit të ardhshëm. Në takimin e të shtunës, skuadra do të udhëhiqet nga drejtori sportiv Lirim Sahiti, të cilit do t’i assistojnë ndihmësit e Shabanit, Islami, Jonuz dhe Zendeli.
Shabani në taborin e Renovës erdhi në afatin kalimtar të verës, kur zëvendësoi Vllatko Kostovin. Ai drejtoi skuadrën në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe përkundër disa dështimeve dhe problemeve me formacionin, megjithatë arriti që ta mbajë Renovën në tre skuadrat më të mira në renditje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *