Home / Lajme / Maqedoni / Nga burgu i Tetovës tre ikën i katërti u kap

Nga burgu i Tetovës tre ikën i katërti u kap

27 tetor-
Pak më vonë, njofton policia e Tetovës, se po nga ky burg, kanë ikur edhe tre persona të tjerë. Informacionet e para flasin se tre të arratisurit janë (S.S) i lindur në vitin 1988 në një fshat të Gostivarit, (SH.I) i lindur në vitin 1992 në Tetovë, dhe (S.I) nga fshati Dobrosht i lindur në vitin 1989.

Të martën mbrëma, rreth orës 21.00 gjatë një tentimi për tu arratisur nga burgu i Tetovës, është kapur dhe arrestuars sërish 28 vjeçari (V.I) nga fshati Forinë.

Pak më vonë, njofton policia e Tetovës, se po nga ky burg, kanë ikur edhe tre persona të tjerë. Informacionet e para flasin se tre të arratisurit janë (S.S) i lindur në vitin 1988 në një fshat të Gostivarit, (SH.I) i lindur në vitin 1992 në Tetovë, dhe (S.I) nga fshati Dobrosht i lindur në vitin 1989.

Burime nga hetuesia kanë bërë të ditur se, në momentin e arratisjes në burgun e Tetovës, nuk ka pasur rrymë, dhe ata kanë shfrytëzuar këtë duke u larguar në drejtim të panjohur.

Sipas të njejtit burim, do të inicohet padi penale ndaj personi të panjohur për ikje nga burgu dhe dhënie të ndihmës gjatë ikjes. Gjatë dy viteve të kaluara nga burgu i Tetovës janë shënuar disa ikje dhe vetëvrasje.

Në gusht nga burgu i Tetovës u arratis 30 vjeçari Astrid Feta, shtetas i Shqipërisë, ndaj të cilit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.Ekipet e SPB-së së bashku me gjykatësin hetues dhe prokurin publik kanë kryer hetime dhe kanë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për kapjen e të ikurve nga burgu.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *