Home / Lajme / Maqedoni / PDSH, afër bojkotit të regjistrimit dhe maqedonishtes

PDSH, afër bojkotit të regjistrimit dhe maqedonishtes

12 tetor-

“Dy çështje i kemi të rëndësishme që do i bisedojmë, maqedonizmin famoz apo tentimin jashtë vullnetit shqiptarëve që t’i detyrojë qeveria që ta mësojnë maqedonishten , sigurisht qëndrimi jonë do jetë rreptësisht kundër, jo se kemi diçka kundër maqedonishtes por përfundimisht legjitimohet se këtu ka një popull që bën supremacionmbishqiptarët….Çështja e dytë është regjistrimi.

PDSH është shumë afër thirrjes së shqiptarëve që të bojkotojnë mësimin e maqedonishtes sipas strategjisë së re arsimore, si dhe procesit të regjistrimit të popullatës në prill të 2011. Ky nuk është qëndrimi përfundimtar i PDSH-së, por nëse kërkesat e kësaj partie që do të dalin nga mbledhja e kryesisë qendrore nuk do të pranohen, atëherë do të apelohet për bojkot. Para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tregoi çështjet për të cilat diskutohet; tentativën e qeverisë për mësimin e maqedonishtes, dhe kushtet jo serioze të procesit të regjistrimit të popullatës.

“Dy çështje i kemi të rëndësishme që do i bisedojmë, maqedonizmin famoz apo tentimin jashtë vullnetit shqiptarëve që t’i detyrojë qeveria që ta mësojnë maqedonishten , sigurisht qëndrimi jonë do jetë rreptësisht kundër, jo se kemi diçka kundër maqedonishtes por përfundimisht legjitimohet se këtu ka një popull që bën supremacionmbishqiptarët….Çështja e dytë është regjistrimi.

Ne dolëm me një paraqëndrim para ca javësh, sot do e definojmë atë qëndrim apo kërkesat. Besoj se më së voni nesër do dalim me press për kërkesat taksative dhe të sakta dhe nëse këto nuk plotësohen do shkojmë drejt bojkotit të regjistrimit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *