Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzon BDI-në për tradhti kombëtare

PDSH akuzon BDI-në për tradhti kombëtare

18 tetor-
Kjo parti akuzon BDI-në e Ali Ahmetit për për tradhti kombëtare, për dhimbje kombëtare, për krim kombëtar dhe për tragjedi individuale e kolektive.

Partia Demokratike Shqiptare, ka reaguar ndaj deklaratave dhe pohimeve të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademit.

“Puna e spiunëve serb të BDI duket se ju djegë shumë dhe këtë më jemi duke e parë krejt, po se do të bëheni edhe gazi dhe turpi i dynjasë kjo më është e tepërt.Çdo ditë na radhiteni para mediumeve dhe bëni si zorra në prush. Sot për pak na e mbushi mendjen Abdylaqim Ademi. Një porosi për këtë Abdylaqim Ademin se kjo nuk është punë e retorikës politike por është shumë punë e madhe dhe e rëndë që ti nuk i kupton dhe nuk dinë,prandaj rri anash”, vlerëson PDSH.

Kjo parti akuzon BDI-në e Ali Ahmetit për për tradhti kombëtare, për dhimbje kombëtare, për krim kombëtar dhe për tragjedi individuale e kolektive.

Në reagim më tej thuhet se: “ende jeni duke treguar çallam e arrogancë popullit, jeni të veshur me pushtet dhe mendoni se do të shpëtoni.Duhet ta dini nëse nuk e dini ,atëherë u a përkujtojmë se do të viheni para drejtësisë gjermane asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kurse këtu në Maqedoni pas rrëzimit nga qeveria ju spiunë serb do të keni telashe serioze me gjyqet në Maqedoni”

PDSH fton shqiptarët që të jenë të qetë dhe dinjitoz. “Këtë betejë me këta spiun të Serbisë që udhëheqin BDI do ta zhvillojmë deri në fund ku do ti largojmë nga skena politike dhe do ti sjellim para drejtësisë”, thuhet në fund të reagimit të PDSH-së

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *