Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Deputetët spiun të BDI të tërhiqen nga skena politike

PDSH: Deputetët spiun të BDI të tërhiqen nga skena politike

11 tetor-
Jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe njerëzit për rreth tij në BDI, e dinë se ky proces i lustrimit megjithatë do të shkojë deri në fund. Skena politike shqiptare duhet të pastrohet nga “MAMA” e “PERSONI 13 FAQESH “. Duhet të pastrohet nga “STRELAC” e nga nofkat tjera që kanë spiunuar bashkëpunëtoret e tyre në shërbimin sekret policor duke shkaktuar tragjedi të ndryshme individuale e kolektive te shqiptarët”, vlerëson PDSH.

Partia Demokratike Shqiptare reagoi lidhur me komunikatën e një dite më parë të BDI lidhur me procesin e lustrimit.

Zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeir tha se, Komisioni për lustrim është shndërruar në një instrument në duart e shumicës aktuale VMRO-BDI ,duke u shfrytëzuar atë për pazare të ulëta në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në BDI për një moment na humbën “çlirimtarët” e “komandantët”, zonjushat e zonjat, sekretareshat e sekretaret e Fërckovskit që para gazetarëve dhe opinionit demonstronin arrogancën qeveritare.
BDI lëshon komunikatë me numër 000.00 si me qenë në Prizren e Shipkovicë, Cyrih e Beograd”, shtoi Imeri.

Në reagimin e PDSH më tej thuhet: “Se krerët e BDI janë të shqetësuar këtë e kuptojmë,por të tentojnë që këtë shqetësim të tyre ta kamuflojnë se bëheshka “revanshizëm politik” apo se na paskan qenë “viktima”, kjo nuk qëndron”.

“Në krerët e BDI-së, pas deputetit nga Tetova i njohur si “personi me 13 faqe”, në opinion filluan të dalin dëshmi të reja si bashkëpunëtor të UDB-së, për ministrin aktual nga Kërcova me nofkën “MAMA” si dhe një nga Dibra me nofkën “STRELAC”, deklaroi më tej Imeri.

Sipas PDSH-së, është i mjerë tentimi i BDI që deputetin spiun “personi 13 faqesh” ta mbrojë se paska qenë i detyruar të pranoje bashkëpunimin me policinë, se paska qenë i burgosur politikë, është mjaft e rrezikshme pasiqë dihet se në Maqedoni ka pasur shumë të burgosur politikë shqiptarë.
“Tentimi i BDI që ti njollosë të burgosurit politikë shqiptar duke tentuar ta mbrojë deputetin spiun “personi 13 faqesh” se nën dhunën policore të gjithë të burgosurit politikë kanë qenë spiuna, është i rrezikshëm dhe i dëmshëm.
Jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe njerëzit për rreth tij në BDI, e dinë se ky proces i lustrimit megjithatë do të shkojë deri në fund. Skena politike shqiptare duhet të pastrohet nga “MAMA” e “PERSONI 13 FAQESH “. Duhet të pastrohet nga “STRELAC” e nga nofkat tjera që kanë spiunuar bashkëpunëtoret e tyre në shërbimin sekret policor duke shkaktuar tragjedi të ndryshme individuale e kolektive te shqiptarët”, vlerëson PDSH.

Partia Demokratike Shqiptare ripërsërit qëndrimin e saj se, procesi i lustrimit nuk duhet parë si proces për hakmarrje por thjeshtë si një proces nëpër të cilën kanë kaluar shumë kombe në ”bllokun e lindjes” .

PDSH fton edhe njëherë që deputeti “13 FAQESH”, ministri “MAMA’ dhe ai “STRELAC” nga radhët e BDI të tërhiqen nga skena politike. (

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *