Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kundër strategjisë për arsimin e integruar

PDSH kundër strategjisë për arsimin e integruar

15 tetor-
“Formulimi i llojit Gjuhë shtetërore, që nënkupton gjuhën maqedonase, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e ketij vendi,e cila njeh dy gjuhë zyrtare: gjuhën shqipe dhe ate maqedonase. Opinioni është i informuar se ishte pikërisht iniciativa e PDSH-së ajoqë e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese Vendimin e Qeverisë VMRO-BDI për mësim të maqedonishtes nga klasa e parë”, theksoi Shaqiri.

PDSH sot edhe njëherë ka reaguar ashpër ndaj strategjisë qeveritare për arsimin e integruar, e cila është mashtrim i radhës për shqiptarët.

“Këto ditë Qeveria VMRO-BDI ka miratuar Strategjinë për arsim të integruar, që nuk ndryshon aspak nga Vendimi i para nje viti.Qëllimi mbetet i njëjtë: pra obligimi për nxënësit shqiptarë te mësojnë gjuhën maqedonase nga moshat më të njoma.

Dallimi i vetëm që e karakterizon këtë tentim të dytë,është tendenca që ti mashtrojnë shqiptarët me një qasje djallëzore, e kombinuar edhe me deklarata te disa individeve dhe organizatave që dolën në përkrahje të kësaj Strategjie, që na përkujtojnë vitet 89-90 kur u bë ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës së Kosovës dhe ndryshimi i neneve të Kushtetutës së Maqedonisë, me cka u bë ndalimi i përdorimit dhe zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe”, theksoi zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri.

Sipas saj, tentohet që nëpërmjet lojës, këngëve dhe valleve maqedonase, për fëmijët shqiptarë të realizohet qëllimi parësorë:supremacioni i maqedonasve, gjuhës maqedonase dhe akulturimi i shqiptarëve nëpërmjet imponimit të një kulture, tradite dhe gjuhe të një populli tjetër.

“Formulimi i llojit Gjuhë shtetërore, që nënkupton gjuhën maqedonase, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e ketij vendi,e cila njeh dy gjuhë zyrtare: gjuhën shqipe dhe ate maqedonase. Opinioni është i informuar se ishte pikërisht iniciativa e PDSH-së ajoqë e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese Vendimin e Qeverisë VMRO-BDI për mësim të maqedonishtes nga klasa e parë”, theksoi Shaqiri.

Sipas saj, përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri duke qenë të shantazhuar për krim,korupcion dhe forma tjera të cilët dita ditës po bëhen publike,miraton pa asnjë vërejtje Ligje, Vendime dhe Strategji të ndryshme në dëm të shqiptarëve.
Ajo nënvizoi se PDSH në bashkpunim me sektorin joqeveritarë,prindërit, nxënësit dhe arsimtarët do të vazhdoje ta kontestoje këtë Starategji, dhe në tërësi tërë politikën diskriminuese dhe antishqiptare të Qeverisë VMRO-BDI.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *