Home / Lajme / Maqedoni / PDSH me dhjetë kërkesa për rregjistrim

PDSH me dhjetë kërkesa për rregjistrim

13 tetor-
Sipas anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu, PDSH, pas deklaratave të kryeministrit, ministrit të drejtësisë dhe zyrtarëve të ESHS, se vëzhgimi i procesit të regjistrimit nuk do të jetë si në vitin 2002 pasi që Maqedonia nuk na qenka vend në krizë, na shton dyshimin se po përgatitet manipulim i këtij procesi dhe për këtë arsye kërkojmë monitoring të mirëfillt ndërkombëtarë në të gjitha fazat e realizimit të procesit të regjistrimit, nga organizatat relevante ndërkombëtare OSBE, EUROSTAT dhe Byroja Amerikane për Regjistrim, tha Aliu.

Partia Demokratike Shqiptare ka parashtruar 10 kërkesa me të cilët kërkon një proces transparent të rregjistrimit të popullsisë vitin e ardhshëm.
Urim Hasipi
Në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore kjo parti vlerëson se koha e përzgjedhur për rregjistrim prej 1 deri 15 prill të 2011, vlerësohet se është periudha më e papështatshme, për realizim të këtij procesi pasi që në këtë periudhë të vitit mërgimtarët të cilët janë mbi 90 përqind shqiptarë si dhe të punësuarit jashta shtetit nuk janë present në Maqedoni ndërkohë që PDSH-ja si periudhë më të përshtatshme për rregjistrim e konsideron muajin korrik kur pjesa dërmuese e mërgimtarëve janë në vendlindje.

Sipas anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu, PDSH, pas deklaratave të kryeministrit, ministrit të drejtësisë dhe zyrtarëve të ESHS, se vëzhgimi i procesit të regjistrimit nuk do të jetë si në vitin 2002 pasi që Maqedonia nuk na qenka vend në krizë, na shton dyshimin se po përgatitet manipulim i këtij procesi dhe për këtë arsye kërkojmë monitoring të mirëfillt ndërkombëtarë në të gjitha fazat e realizimit të procesit të regjistrimit, nga organizatat relevante ndërkombëtare OSBE, EUROSTAT dhe Byroja Amerikane për Regjistrim, tha Aliu.

“Duke marë parasysh se një numër i madh i shqiptarëve për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë nënshtetësi dhe ligji i propozuar nuk garanton se kjo kategori do të regjistrohet si e tërë dhe te njejtit nuk do të përllogariten në numrin total të shqiptarëve në Maqedoni.

Propozojmë që procedura e regjistrimit të kësaj kategorie të regullohet më një kapitull të vecant në ligj ku do të përfshihen të gjithë personat që plotësojnë kushtet elementare per fitim te nenshtetesise ne baze te ligjit per nenshtetesi si kohëzgjatja e qëndrimit ne RM, dhe te njejtit te mund të regjistrohen si të gjithë nënshtetasit e tjerë”, deklaroi Aliu, gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë.

Ai më tej tha se në bazë të ligjit për regjistrim organet kompetente janë, komisioni shtetërorë për regjistrim, këshilli për statistik, enti Shtetërorë për statistik, komisionet rajonale, instruktorët shtetërorë dhe rajonal,regjistrusit etj.

” Në bazë të propozimligjit të Entit Statistikorë Shtetërorë i jepen kompetenca për përgatitjen, emërimet e personave të kyqur në ciklusin e regjistimit, zhvillimin e procesit të regjistrimit, përpunimin e të dhënave si dhe publikimin e tyre. Duke u bazuar në përbërjen ekskluzivisht njënacionale të këtij institucioni dhe koha e shkurtur për kyqjen e shqiptarëve të cilët do të kishin ndikim në vendimmarje dhe transparencë të procesit të regjistrimit, propozojme që këto kompetenca ti barten një organi tjetër politik vendimmarës Komisionit Shtetërorë për Regjistrim, përbërja e të cilit duhet ta pasqyroj përbërjen e bashkësive etnike në shtet, ku vendimet do të meren me koncenzus”, tha ai.

Sipas koordinatorit të depuetëve të PDSH-së, përbërja etnike e anëtarëve të organeve përgjegjëse për regjistrim të jetë konform përbërjes etnike të popullatës në Maqedoni, që nënkupton antare shqiptarë në organet përgjegjëse për regjistrim edhe në vendbanimet ku nuk ka banorë shqiptarë.

“Formulari i regjistrimit të jetë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht, pra unik për tërë shtetin kurse plotësimi i formularit të bëhet në gjuhën amtare të personit që regjistrohet.Regjistrimi të bëhet në dy kopje të ngjashme dhe njëri nga formuloarët e regjistrimit ti jepet personit që regjistrohet.

Bashkqytetarët tanë me punë te perkoheshme jashta shtetit tu mundësohet regjistrimi në vendet ku ata gjinden nëpërmjet komisioneve për regjistrim që do të dërgohen në vendet përkatëse”, u shpreh Aliu. Kërkesa e nëntë dhe e dhjetë e PDSH-së është që në të gjitha organet kompetente për regjistrim si KSHR, KSM,ESSH,KR, instruktorët shtetërorë dhe rajonal, të ketë përfaqësues të 4 partive me të mëdha në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

”Në të gjitha organet kompetente për regjistrim vendimet të meren me koncenzus.Në qoftë se këto kërkesa tonat nuk meren parasysh do të detyrohemi që ti ftojmë shqiptarët në bojkot të procesit të regjistrimit”, tha Aliu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *