Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:BDI rrjet spiunësh sërb

PDSH:BDI rrjet spiunësh sërb

17 tetor-
Një ditë thonë se janë letra pa vlerë, një ditë tjetër se janë dokumente të rëndësishme e ditën tjetër ky apo ai i ka sjellë. E vërteta është se Mama, Strelac, Vujko, Drim “personi me 13 faqesh”, dhe një tjetër që brenda këtyre do të publikohet, në kontinuitet kanë vepruar kundër popullit të vet, madje kanë marrë pjesë në likuidimin fizik të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën. Ju jeni si ai gjarpri nën gur e nuk dini çfarë të bëni për të mbuluar tardhëtinë”, qëndron në reagimin e shërbimit për informim të PDSH-së.

Mënjëherë pas akuzave të BDI-së në adresë të PDSH-së, ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare, përmes shërbimit për informim, e cila ka fajësuar partinë shqiptare në pushtet se bëhet fjalë për një parti e cila ka qenë një rrjet spiunësh sërb. “Tashmë është e qartë se grupi udhëheqës i BDI_së ka qenë një rrjet spiunësh sërb me detyra dhe misione të ndryshme që kanë shkaktuar dëme edhe fizikisht edhe psigjikisht te shqiptarët. Piskamat dhe ulurimat e këtyre njerëzve të BDI-ëë fillojnë të duken qesharake.

Një ditë thonë se janë letra pa vlerë, një ditë tjetër se janë dokumente të rëndësishme e ditën tjetër ky apo ai i ka sjellë. E vërteta është se Mama, Strelac, Vujko, Drim “personi me 13 faqesh”, dhe një tjetër që brenda këtyre do të publikohet, në kontinuitet kanë vepruar kundër popullit të vet, madje kanë marrë pjesë në likuidimin fizik të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën. Ju jeni si ai gjarpri nën gur e nuk dini çfarë të bëni për të mbuluar tardhëtinë”, qëndron në reagimin e shërbimit për informim të PDSH-së.

Nga partia opozitare besojnë se e vërteta do të dal në shesh shumë shpejt. “E vërtetë se kjo punë do të vazhdoje deri në fund, së shpejti ju spiunë të BDI-së, do të jeni objekt trajtimi para hetuesisë gjermane, asaj të Kosovës, dhe të Shqipërisë, për të marrë dënimin e merituar për krim ndaj njerëzimit. Kërkojuni falje shqiptarëve dhe zhdukuni nga skena politike”, thuhet në një reagim të lëshuar nga shërbimi për informim i PDSH-së.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *