Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Pse u përjashtua Ahmeti nga shtabi i UÇK-së

PDSH:Pse u përjashtua Ahmeti nga shtabi i UÇK-së

29 tetor-
“Një pyetje për ju marksist-leninist, pse e përjashtuat nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shokun tuaj “IBAR” siç e quanin atëherë, apo Ali Ahmeti sot? Këtë duhet të ja sqaroni opinionit, me aq sa dimë ne, të përjashtohet njeriu nga Shtabi Ushtarak nuk është punë e vogël. Këtë e dini edhe ju, po këtë e dimë edhe ne. Dhe përfundimisht këtë e dinë edhe shqiptarët”, tha Aliu

Partia Demokratike Shqiptare, përmes një pres konference në Tetovë, i ka quajtur grup mbeturinash të strukturave marksist leniniste dhe të BDK-së, deklaraat e një ditë më parë të autoriteteve kosovare, të cilët dolën në mbrojtje të strukturave të BDI-së të cilët akuzohen se kanë qenë bashkpunëtor të shërbimit sekret Jugosllav.

“Ndodhi ajo që shumë shqiptarë e mendonin, që realisht edhe pritshim, që një grup i mbeturinave marksist-leniniste dhe DBK e Maqedonisë të sonkrinizuara dhe koordinuara mirë dolën në mbrojte të tradhtisë, në mbrojtje të turpit dhe të krimit që kanë bërë bashkëpunëtorët e SDB të Jugosllavisë e më vonë të Serbisë si “Ibar”, “Mama”, “Stralac”, “Ujak” e deputeti “13 Faqe”. Është për të ardhur keq që këta xhelat të shqiptarëve që pas vete kanë lënë varre e dhimbje, burgje e tortura tentojnë në këtë mënyrë të mbijetojnë ende në skenën politike.

Robertsoni e Solana në vitin 2001 i quanin kriminel e hajdutë, keqbërës e satrap, e keqja mos të ngelet me kaq, këta kishin qenë tradhtarë e xhelat të popullit të tyre, duke e vrarë e plaçkit, duke tentuar që përgjithmonë t’ju mbyllet ardhmëria e shqiptarëve këtu në Maqedoni. Se shqiptarët janë ende këtu, se Partia Demokratike Shqiptare reziston dhe vepron kjo me të drejtë i tmerron si “IBAR”-in, si “MAMA” si “UJAK”-in, si “STRELAC”-in, si “13 FLETËSHIN” apo sido që të quhen ata”, ka deklaruar Imer Aliu, anëtar I kryesisë qendore të PDSH-së, gjatë një pres konference për media të premten në Tetovë. Sipas tij, shqiptarët edhe njëherë e shohin se me kë ka të bëjë PDSH-ja. “PDSH zhvillon një betejë të pabarabartë me DBK e Maqedonisë dhe SDB e Serbisë.

PDSH bën betejë me këta struktura shtetërore policore si të Maqedonisë ashtu edhe të Serbisë që shqiptarët të jenë më të mbrojtur, të jenë dinjitoz e krenarë. PDSH është e fortë se me të janë shqiptarët, me PDSH-në është e drejta, PDSH-ja lufton tradhtinë prandaj edhe do të kemi sukses sado që beteja është e vështirë dhe e rëndë. Disa fjalë edhe për atë grup marksist-leninist që u renditën në të njëjtën orë, në të njëjtën minutë përkrah DBK të Maqedonisë për ta shpëtuar “Ibar”.

Një pyetje për ju marksist-leninist, pse e përjashtuat nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shokun tuaj “IBAR” siç e quanin atëherë, apo Ali Ahmeti sot? Këtë duhet të ja sqaroni opinionit, me aq sa dimë ne, të përjashtohet njeriu nga Shtabi Ushtarak nuk është punë e vogël. Këtë e dini edhe ju, po këtë e dimë edhe ne. Dhe përfundimisht këtë e dinë edhe shqiptarët”, tha Aliu, I cili shtoi në fund se “Ibar”, “Mama”, “Strelac”, “Ujak”, “13 Faqe” bashkë me ata marksist-leninist që na keni qenë në një lëvizje pa adresë paskeni mashtruar. Ju keni adresë e ajo është SDB në Beograd te Bozhidar Spasiçi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *