Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet Isa Lika

Përkujtohet Isa Lika

20 tetor-
Përkujtojmë njërin nga udhëheqësit më të devotshëm, figurën emblematike të luftërave çlirimtare të fund shekullit që e lamë pas. Ushtarin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës e më pas komandantin e UÇK ombëtare Isa Lika, të cilin dora e zgjatur e armikut ia mori jetën në kohën kur i duheshe më së shumti atdheut”, tha Xhemaili.

U shënua katër vjetori i rënies së dëshmorit Isa Lika.Qytetarë të shumtë, ish- komandantë të Ushtrisë çlirimtare kombëtare, invalid të luftës dhe familjarë të dëshmorëve , bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule të freskëta pranë varrit të ish-komandantit të brigadës 112 të UÇK-së, Isa Lika- Komandant ”Iliri”.

Në këtë akademi morën pjesë personalitete të larta të jetës politike e shoqërore të Kosovës dhe Maqedonisë. Tw pranishmit i përshendeti ish luftëtari Sadulla Duraku i cili bëri hapjen e akademisë.

Ish-bashkëluftëtari i Komandant Ilirit nga Lufta e Kosovës Hisen Xhemaili i tha se: “Isa Lika, komandant ILIRI mbetet sinonim i djalërisë dhe trimërisë shqiptare.Përkujtojmë njërin nga udhëheqësit më të devotshëm, figurën emblematike të luftërave çlirimtare të fund shekullit që e lamë pas. Ushtarin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës e më pas komandantin e UÇK ombëtare Isa Lika, të cilin dora e zgjatur e armikut ia mori jetën në kohën kur i duheshe më së shumti atdheut”, tha Xhemaili.
ISH Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani kryetar i BDI-se, Ali Ahmeti, theksoi se të gjithë ata të cilët dhanë jetën nuk mund të shlyhen nga kujtesa e këtij populli, ata jetojnë gjithnjë në zemrat tona.

“Duhet të kemi durim, sepse ashtu do të jemi ngadhënjimtarë. Ne durimin e kemi sa durimi i tokës që na lindi, ne durimin e kemi sa malet tona që na mbajtën dhe e dimë që durimtarët janë dhe fitimtarët”, u shpreh Ahmeti.

Më pas i emocionuar i përshëndeti të pranishmit babai i dëshmorit Ahmet Lika.

Ndërsa Hazbi Lika në emër të familjes Lika, tha se ne duhet të ndjekim rrugën e tij, duhet të shfrytëzojmë kohën të punojmë, të nderojmë këtë figurë, të nderojmë popullin tonë , të hecim më tej drejt avancimeve shumë më të mëdha të kombit tonë të çështjes sonë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *