Home / Sport / PORTIERI I SHKËNDIJËS I KËNAQUR ME ECURINË E EKIPIT

PORTIERI I SHKËNDIJËS I KËNAQUR ME ECURINË E EKIPIT

“Të them të drejtën, ndoshta ky vit është viti më i suksesshëm i karierës time, që kontriboj për një ekip, siç është Shkëndija. Të them të drejtën unë nuk jam bazuar shumë tek ato statistika. Më tepër më intereson që të fitoj ekipi, që të ecim përpara, se sa shof statistikat e mija. Më vështirë është të mbahet, se sa të arrihet. Tani duke kaluar koha, ndeshjet vështirësohen. Besoj se do jetë më vështirë, por shpresoj që me këtë ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjet e rradhës”,- deklaroi për “Koha”-n, numri një i portës së Shkëndijës, Suad Zendeli.

Shkëndija e Tetovës në pjesën e deritanishme të kampionatit është skuadra që ka treguar më shumë në elitën e futbollit vendor, ndërsa pas 9-të javëve mori edhe kryesimin e renditjes tabelare. Ekipi karakterizohet me lojë të bukur dhe sulmuese, ndërsa deri tani skuadra ka pësuar vetëm katër gola. Në tre ndeshjet e fundit Shkëndija ka shënuar tre fitore të pastërta pa gol të pranuar dhe fakti që skuadra doli në vendin e parë ka rritur ambiciet e “kuq e zinjëve” nga Tetova, të cilët synojnë daljen në Europë, ndërsa nëse u jepet rasti edhe titullin e kampionit. Portieri i Shkëndijës, Suad Zendeli, është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, ndërsa mendon se është duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij.

“Të them të drejtën, ndoshta ky vit është viti më i suksesshëm i karierës time, që kontriboj për një ekip, siç është Shkëndija. Të them të drejtën unë nuk jam bazuar shumë tek ato statistika. Më tepër më intereson që të fitoj ekipi, që të ecim përpara, se sa shof statistikat e mija,”- deklaroi për “Koha”-n, gardiani i Shkëndijës, Suad Zendeli.

Mbrojtësi ekstrem i “kuq e zinjëve” mendon se Shkëndija me meritë gjendet në vendin e parë, por fton bashkëlojtarët në kujdes maksimal, pasi pikërisht ndeshjet e ardhshme do të jenë sfidat e vërteta për potencialin e ekipit.

“Më vështirë është të mbahet pozita e parë, se sa të arrihet. Tani duke kaluar koha, ndeshjet vështirësohen. Besoj se do jetë më vështirë, por shpresoj që me këtë ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjet e rradhës,”- konkludoi Zendeli.

Dhe ai ka plotësisht të drejë, pasi pikërisht këtë fundjavë Shkëndijën e pret sfidë e vështirë, kur në Kërcovë do të përballen me Napredokun. Ekipi është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, ndërsa ditëve të fundit në lëndime janë ankuar disa futbollisë. Gjatë pauzës dy javore të kampionatit ndaras prej ekipit një kohë për shkak të lëndimeve kanë punuar Nuhiu, Huseini, Hasani dhe Abdullai, ndërsa në sfidën me Napredokun për shkak të kartonëve të verdhë nuk do të luajë Berisha. Është mirë që më në fund në Tetovë është kthyer Mustafi, i cili një javë qëndroi në Zvicër. Megjithatë edhe përkundër gjithë problemeve të fundit, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri mendon pozitivisht dhe pret që skuadra të vazhdojë me ecurinë pozitive. “Lëndimet janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. E mira është se futbollistët e lënduar ka gjasa që të rikuperohen në kohë dhe të luajnë me Napredokun, ku ne do të kërkojmë fitore. Ne kemi ambicie për të mbetur në kreun e tabelës dhe gjithnjë punojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të ekipit. Dua të potencoj se ishim në bisedime me mesfushorin Ostoja Stejpanoviq, nga skuadra e Ligës së Parë të Austrisë Matersburg, mirëpo nuk arritëm marrëveshje. Fatkeqësisht edhe përkundër ambicieve tona të mëdha, rejtingu i dobët i ligës së Maqedonisë na pamundëson të sjellim futbollistë që luajnë në kampionate më të avansuara”, – deklaroi Shaqiri.

Në taborin e Shkëndijës përballjen e të shtunës me Napredokun e kanë marrë me seriozitet maksimal dhe patjetër të pranohet se kanë plotësisht të drejtë, pasi nëse nga ky takim “kuq e zinjtë” dalin me pikë maksimale, atëherë do të jetë më se e sigurtë se Shkëndija do të shpallet Kampion Vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *