Home / Lajme / Maqedoni / PPD : Gjendja e shqiptarëve kritike në Maqedoni

PPD : Gjendja e shqiptarëve kritike në Maqedoni

22 tetor-
« Edhe vizita e fundit e ambasadorit amerikan Xhejms Perdju i cili është ndërmjetësi ndërkombëtar me nënshkrimin e tij në Marrëveshjen e Ohrit është dëshmi se shumë gjëra lidhur me këtë marrëveshje nuk janë duke shkuar ashtu siç duhet dhe procesi i implementimit të këtij dokumenti është dështues », theksohet në komunikatën e PPD-së.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ngjarjet e fundit politike në Maqedoni i vlerëson si tejet kritike për fatin e shqiptarëve.

“Konstatimet që dalin qartë nga takimet e bëra me përfaqësues ndërkombëtarë dëshmojnë për një politikë të gabuar të Gruevskit dhe Ahmetit.

Në kohën kur pritet të përshpejtohet reformat qendësore në Maqedoni, kur bisedat për emrin duhet të hynin në fazën finale të zgjidhjes dhe në këtë kohë kur marrëdhëniet etnike marrin kahje brengosëse për shkak të përkeqësimit të tyre si dhe për shkak tëpolitikës injoruese të Gruevskit, ndaj iniciativës që së pari e inicoi PPD-ja dhe më pas edhe PDSH-ja për fillimin e bisedimeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve për definimin e statustit juridiko –kushtetues të shqiptarëve në Maqedooni, konfrom kërkesës tashmë të njohur për barazi të plotë ekonomike dhe politike, përmes të qendurit shtetformues, si në aspektin konstitucional ashtu edhe në aspektin juridik, pra pikërisht në këtë kohë kur BDI, dhe kreu I saj ngulfat proceset drejt konfirmimit të statustit juridiko-kushtetues të shqiptarëve , si pjesë konstutuente në shtetin e përbashkët”, qëdnron në komunikatën e PPD-së

« Edhe vizita e fundit e ambasadorit amerikan Xhejms Perdju i cili është ndërmjetësi ndërkombëtar me nënshkrimin e tij në Marrëveshjen e Ohrit është dëshmi se shumë gjëra lidhur me këtë marrëveshje nuk janë duke shkuar ashtu siç duhet dhe procesi i implementimit të këtij dokumenti është dështues », theksohet në komunikatën e PPD-së.

Kjo parti vlerëson se pikërisht për këtë situatë të krijuar, do të duhet të inicohen negociata midis shqiptarëve dhe maqedonasve për të definuar raportet midis tyre në Maqedoni.«Definimi i raporteve të bëhet duke filluar nga statusi i shtetëformësisë së shqiptarëve, e deri tek problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thekson PPD.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *