Home / Lajme / Maqedoni / Protesta para Qeverisë e banorëve shqiptarë të Patishka Rekës

Protesta para Qeverisë e banorëve shqiptarë të Patishka Rekës

28 tetor-
Protestuesit sot të mbështetur nga organizata joqeveritare “Realiteti” theksuan se ujësjellësi rajonal ka për qëllim të shpërngulë banorët shqiptarë nga ky fshat, pasi që ata do të ngelin pa ujë të pijshëm dhe rrjeti i ujësjellësit kalon nëpërmjet tokave të tyre.

Dhjetëra banorë të fshatit Patishka Rekë protestuan sot para Qeverisë, duke kërkuar ndërprerjen e strategjisë për shpërnguljen e shqiptarëve nga ky fshat.

Banorët theksuan se komuna e Sopishtes me mbështetjen e Qeverisë nëpërmjet realizimit të projektit të ujësjellësit rajonal duke shfrytëzuar burimet e Patishka Rekës po tenton të shpërngulë banorët shqiptarë nga ky fshat.

Protestuesit sot të mbështetur nga organizata joqeveritare “Realiteti” theksuan se ujësjellësi rajonal ka për qëllim të shpërngulë banorët shqiptarë nga ky fshat, pasi që ata do të ngelin pa ujë të pijshëm dhe rrjeti i ujësjellësit kalon nëpërmjet tokave të tyre.

“Nuk bëhet fjalë këtu për furnizim me ujë, por bëhet fjalë për diçka tjetër, andaj kemi dalur këtu, sepse bëhet fjalë për pastrim etnik” ,deklaroi kryetari i OJQ “Realiteti”, Valon Bela.

Ndërkohë, edhe pas kësaj proteste, Qeveria nëpërmjet një komunikate zyrtare deklaroi se plotësisht e përkrah ndërtimin e ujësjellësit rajonal në komunën Sopishtë. Ndërtimi i ujësjellësit është pjesë e Memorandumit për bashkëpunim, i nënshkruar mes Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe Komunës Sopishtë, me çka, përkrah ujësjellësit parashikohet të ndërtohet edhe kanalizim fekal në fshatin Patishka Rekë, përshtatje e hapësirave për trajtim të duhur ambulance, zgjerimi i rrugës lokale R-104- f. Patishka Rekë, asfaltimi i më shumë rrugëve lokale në komunë dhe ndërtimi i kanalizimit rrugor dhe hapësinor në fshatin Rakotinci.

Qeveria apeloi që mos të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve të fshatit Patishka Rekë, përmes dezinformimit të tyre për gjendjen faktike dhe, të njëjtit, të mos keqpërdoren për qëllime të interesave shpirtngushta politike të dikujt. Me projektin e ri është paraparë që nga burimet e fshatit Patishka Rekë të furnizohen me ujë 13 fshatra të tjerë të komunës rurale Sopishte të Shkupit, ndërsa banorët druajnë për thatësi dhe mungesë të ujit për tokat dhe nevojat e tyre

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *