Home / Lajme / Maqedoni / Protesta “ZGJOHU!”: Nuk lejojmë përdhosjen e flamurit

Protesta “ZGJOHU!”: Nuk lejojmë përdhosjen e flamurit

16 tetor-
ta nënvizuan se këto flamuj i dhurohen në formë simbolike, pasi që Serbia humbi shansin për në NATO dhe BE, atje ku aderon Shqipëria.

Në një atmosferë të qetë kaloi protesta e organizuar nga Lëvizja qytetare “ZGJOHU!” sot para ambasadës serbe në Shkup.

Mbi 100 protestues të organizuar me këngë dhe brohoritje protestuan para ambasadës, duke dënuar ashpër ksenofobinë serbe dhe urrjetjen huliganeske kundër flamurit kombëtar shqiptar, pas incidenteve dhe djegies së flamurit shqiptar nga huligan serb të organizuar në ndeshjen Itali-Serbi në Xhenova të Italisë.

Protestuesit me flamujt shqiptar, BE-së dhe NATO-s improvizuan një lojë futbolli para ambasadës, ndërsa gjatë tërë kohës jehuan këngët “Besa-Besë”, “Xhamadani vija – vija” dhe brohoritjet “Shqypni-Shqypni”.

Përfaqësuesit e lëvizjes “ZGJOHU!” në fund të protestës dorëzuan pranë ambasadës serbe një flamur të NATO dhe BE-së në formë simbolike.

Ata nënvizuan se këto flamuj i dhurohen në formë simbolike, pasi që Serbia humbi shansin për në NATO dhe BE, atje ku aderon Shqipëria.

Meli Krifca, përfaqësues i “ZGJOHU!” theksoi se protesta kaloi në një atmosferë të qetë impozante për të shprehur zërin e protestës dhe reagimit kundër huliganizmit serb.

“Ne i faleminderojmë të gjithë ata që na mbështetën me këtë protestë , e cila u organizua për të mbrojtur flamurin tonë kombëtar. Sot jemi këtu për të treguar se shqiptarët nuk lejojnë përdhosje të flamurit kombëtar dhe se 7 milion shqiptarët që jemi në rajon jemi një dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, theksoi Krifca, duke kërkuar që shteti serb të kërkojë falje urgjente ndaj shqiptarëve për aktin e shëmtuar të qytetarëve të vetë me rastin e djegies së flamurit shqiptar.

Protestuesit në mënyrë të qetë u shpërndanë në fund të protestës, ndërsa disa në mënyrë të organizuar u kthyen me autobus në lokacionin e nisjes së protestës nga Çairi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *