Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen dosje për tre funksionarë të BDI-së

Publikohen dosje për tre funksionarë të BDI-së

14 tetor-
Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”.
“Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar.

Nga BDI e Ahmetit, dorëzimin e dosjeve nga Shpend Lushi e vlerësojnë si blof, pasi sipas tyre personi në fjalë është vëllai i deputetes së PDSH-së Sadije Iljazi. Nga partia e Ahmetit dyshojnë në kredibilitetin e dokumenteve.
“Kjo që ka ndodh sot edhe një herë dëshmon se oponenti ynë politik PDSH për fat të keq është vendosur që me çdo kusht, lustracionin t’a shndërrojë në betejë për përçarje dhe diskriditim të shqiptarëve. Mirëpo duke marrë parasysh deklaratat publike që kanë bërë ish zyrtarë të shërbimeve në të cilën pikërisht PDSH-ja është identifikuar si produkt i shërbimeve sekrete nuk na mbetet tjetër pos t’i përkujtojmë ata që këtë betejë e kanë humbur që në fillim”, u pwrgjigj Safet Neziri, deputet i BDI-së.
Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev tha se ende nuk i ka parë dokumentet, dhe shqyrtimi i tyre do të jetë në rend dite të Komisionit.
“Nuk e dimë se prej nga janë këto dokumente, ne as që i kemi parë, çfarë do të jenë do të shohim, tash për tash nuk e dimë, procedura vazhdon, dokumentet arkivohen, do ti vendosim në rend dite, do t’i shikojmë, do të ngremë procedurë, çfarë do të dalë do të shohim”, thotw Haxhiev.
Në dosjet e dorëzuara përmenden aktivitetet e tre funksionarëve të BDI-së. Njëri prej tyre ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, me të cilët tani gjendet në të njëjtën parti. Në dosje po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80. Ka apo nuk ka spiunë brenda BDI-së, këtë duhet të tregojë Komisioni i verifikimit të fakteve, këto ditë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *