Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori shqiptar lëndohet në Luna parkun e Vjenës

Punëtori shqiptar lëndohet në Luna parkun e Vjenës

24 tetor-

Menjëherë pas fatkeqësisë, 21 vjeçari është dërguar me helikopter në spitalin e Vjenës. Mjekët e këtij spitali theksuan për mediat austriake se gjendja shëndetësore e punëtorit nga Maqedonia është në rrezik, për shkak të lëndimeve të rënda

Një punëtor shqiptar nga Maqedonia është lënduar rëndë gjatë orarit të punës në në luna- parkun “Prater” në Vjenë të Austrisë.

Arben.S, 21 vjeç derisa po kryente punime me ngjyra, është goditur nga vagonët e trenit zbavitës “Volare” dhe se nga goditja e fortë ai ka rënë nga një lartësi prej 8 metrave, duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe thyerje në trup.

Menjëherë pas fatkeqësisë, 21 vjeçari është dërguar me helikopter në spitalin e Vjenës. Mjekët e këtij spitali theksuan për mediat austriake se gjendja shëndetësore e punëtorit nga Maqedonia është në rrezik, për shkak të lëndimeve të rënda.

Policia austriake ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj fatkeqësie, ku janë lënduar edhe dy vizitore të parkut, shtetase sllovake, të cilat ishin në vagonin e trenit, që kishte goditur të riun shqipta

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *