Home / Lajme / Maqedoni / Qent endacak shkaktarë të aksidenteve

Qent endacak shkaktarë të aksidenteve

27 tetor-
Këtë vit duke përfshirë edhe ditën e hënë, në pjesën e Tetovës nga ky segment, nga Zherovjani deri në Grupçin , kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente, shumica e të cilëve janë shkaktuar nga qent endacak. Gjatë periudhës së njejtë, në pjesën e Gostivarit, janë rregjistruar 20 aksidente ose 74 gjithsej.

Policia e Tetovës, ka bërë të ditur, se gjatë uikendit është vjedhur 100 metra tel mbrrojtës, në rajonin mes kthesës së Negotinës dhe Zherovjanit.

Me këtë, është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, më çka drejtëpërsëdrejti është rrezikuar siguria në komunikacion, që paraqet vepër penale ku parashihet burg prej një deri në tre vjet.

Në këto raste, sipas policisë, me dëmtimin e mburrojës përgjatë autostradës Tetovë-Gostivar, mundësohet dalja në rrugë e qenve endacak dhe kafshëve tjera, të cilët shpesh herë janë edhe shkaktarë të aksidenteve të trafikut.

Këtë vit duke përfshirë edhe ditën e hënë, në pjesën e Tetovës nga ky segment, nga Zherovjani deri në Grupçin , kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente, shumica e të cilëve janë shkaktuar nga qent endacak. Gjatë periudhës së njejtë, në pjesën e Gostivarit, janë rregjistruar 20 aksidente ose 74 gjithsej.
Këta shifra janë një tregues se në kontinuitet duhet një kujdes më i madh i mburojave anësore të autostradës Tetovës –Gostivar dhe jo vetëm atyre që duhet ta mirëmbajnë por edhe tjerëve.

Me këtë rast Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe njëher i rikujton bujqit dhe qytetarët tjerëm që të përmbahen nga dëmtimi i mburojave anësore të autostradës apo marrjes së saj, pasi që në të kundërtën do të përballen me sanksione ligjore.

Me këtë sipas SPB-së në Tetovë, mundësohet dalja në rrugë e kafshëve gjatë orëve të vona të natës, kur edhe në këtë rrugë vozitet me shpejtësi më të madhe de aksidentet janë të paevitueshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *