Home / Lajme / Maqedoni / Rafi Halili Ikona e Kushtrimit të Lirisë

Rafi Halili Ikona e Kushtrimit të Lirisë

“Libri është me karakter njohës të një figure kombëtare dhe përmban pamje historike dhe qëllimin e adiministrimit në kuptimin juridik e ushtarak, të së drejtës për veprim, për bërjen e një shteti shqiptar në troje shqiptare që i sundonte perandoria Jugosllave më qëllim të bashkangjitjes me shtetin amë”, tha Kamberi.

Në Tetovë, të martën mbrëma është promovuar libri “Ikona e Organizatës Politike Kombëtare Kushtrimi i Lirisë” me autor Rami Kamberi, libër ky që i dedikohet veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare të rajonit të Tetovës Rafi Halili.Për autorin Rami Kamberi, ky është një libër historiografik që ka një histori të ideologut dhe simbolit të qëndresës kombëtare Rafi Halili, si themelues i organizatës politike kombëtare kushtrimi i lirisë.

“Libri është me karakter njohës të një figure kombëtare dhe përmban pamje historike dhe qëllimin e adiministrimit në kuptimin juridik e ushtarak, të së drejtës për veprim, për bërjen e një shteti shqiptar në troje shqiptare që i sundonte perandoria Jugosllave më qëllim të bashkangjitjes me shtetin amë”, tha Kamberi.

Ndërkohë që edhe vetë veprimtari Rafi Halili, i cili në vitin 1982 u burgos nga ish pushteti komunist, u falënderua për këtë libër dhe për zbardhjen e disa momenteve të cilët deri më tash nuk ishin të njohura për popullatën.

Ndryshe ky libër vjen në ditëlindjen e gjashtëdhjetë të Rafi Halilit dhe vetë, autori Kamberi, u shpreh se kjo është një dhuratë simbolike për veprën e Halilit.

Ndërkaq, dje në sallën e vogël të pallatit në Tetovë, miq, ish veprimtarë, intelektual dhe personalitete tjera nga Tetova dhe më gjërë, ishin tubuar për të marrë pjesë në promovimin e këtij libri i cili flet për një të kaluar jo shumë të largët pasi që fati i Rafi Halilit është i lidhur ngushtë me fatin e popullit shqiptar në Maqedoni në atë kohë.(U.H)

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *