Home / Lajme / Maqedoni / Raporti I KE-së me kritika ndaj gjyqësorit

Raporti I KE-së me kritika ndaj gjyqësorit

3 tetor-
Burime brenda drejtorisë për zgjerim pranë Bashkimit Evropian, theksojnë se KE në raport do të kërkojë reforma në gjyqësor, pasi të njëjtat do të jenë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit. Për këtë arsye Komisioni Europian do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të sigurojë pavarësi më të madhe për gjyqësorin, dhe efikasitet në punën e tij.

Gjyqësori është nga vrimat e zeza të sistemit shtetëror të Maqedonisë. Vërejtjet në këtë plan janë të vazhdueshme edhe nga institucionet ndërkombëtare. E njëjta gjendje pritet të përsëritet edhe në raportin e ardhshëm të Komisionit Europian, i cili pritet të publikohet në nëntor.
Burime brenda drejtorisë për zgjerim pranë Bashkimit Evropian, theksojnë se KE në raport do të kërkojë reforma në gjyqësor, pasi të njëjtat do të jenë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit. Për këtë arsye Komisioni Europian do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të sigurojë pavarësi më të madhe për gjyqësorin, dhe efikasitet në punën e tij.

Por edhe përkundër këtij fakti numri një i ministrisë së drejtësisë Mihajllo Manevski thekson se është shënuar progres në të gjitha sferat.
“Progresi është evident në të gjitha sferat dhe sigurisht në planin ligjvënës, në rregullimin e kornizës ligjore të Maqedonisë, me miratimin dhe harmonizimin e ligjeve me standarde evropiane dhe zbatimi i ligjeve që është me rëndësi meqë nuk duhet vetëm të miratohen ligjet por edhe të zbatohen. E njëjtë është situata edhe me reformat në sistemin gjyqësor, në parlament në procedurë janë 7-8 ligje nga sfera e gjyqësisë”, tha Mihajllo Manevski ministër i Drejtësisë

Në raportin e vitit të kaluar theksohen vërejtje të mëdha sidomos për burgjet, si moszbatimi i mekanizmave efikase për parandalimin e korrupsionit mes kuadrit që punon atje, pastaj faktin që politika ka gisht në emërimin e personave në pozitat e ndryshme udhëheqëse në burgje, personel jo i trajnuar profesional, sjellje degraduese ndaj të burgosurve dhe kushtet e këqija infrastrukturore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *