Home / Lajme / Maqedoni / Rasmusen: Nuk besoj në zgjidhjen e emrit para Lisbonës

Rasmusen: Nuk besoj në zgjidhjen e emrit para Lisbonës

23 tetor-
“Nuk kam asnjë të dhënë, që mund jetë për zgjidhje të mundshme të kontestit para takimit të Lisbonës”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen nuk beson në gjetjen e zgjidhjes për emrin e Maqedonisë para samitit të Lisbonës.

Rasmusen në një intervistë për gazetën greke “To Vima” nënvizoi se nuk ka të dhëna se mund të arrihet zgjidhje për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë para samitit të vendeve anëtare të Aleancës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë, me ç`rast më pas Maqedonia të mund të përfitojë ftesën për anëtarësim.

“Nuk kam asnjë të dhënë, që mund jetë për zgjidhje të mundshme të kontestit para takimit të Lisbonës”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Ai saktësoi se akoma është në fuqi vendimi i sjellur në Samitin e fundit të Bukureshtit të vitit 2008, me të cilin bllokohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Samiti i Lisbonës do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor, ku do të pasojë vendime të rëndësishme të Aleancës.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *