Home / Lajme / Maqedoni / Rebelohen arsimtarët në Grupçin

Rebelohen arsimtarët në Grupçin

4 tetor-
Për pasojë, prej gati një viti arsimtarët paguajnë nga rroga e tyre mujore harxhimet e mëdha që kërkon transporti i tyre deri në vendet e punës”, thuhet në një kërkesë të lëshuar nga ana e sindikatës së të punësuarve në Shkollën Fillore “Pashko Vasa” Grupçin. Në fund të kërkesës sindikata thekson se përgjegjësinë për pasojat do t`iu ngelin organeve përgjegjëse.

Kryesia e sindikatës së të punësuarve në Shkollën Fillore “Pashko Vasa” Grupçin, ka kërkuar nga komuna e Zhelinës, Ministria e Arsimit dhe drejtoria e Shkollës Fillore “Pashko Vasa” Grupçin, ka kërkuar që të zgjidhin sa më shpejtë të jetë e mundur çështjen që ka të bëj me pagesën e rrugës së të punësuarve, prej fillimit të vitit 2010 deri në në muajin shtator të po këtij viti. “Përmes një kërkesë ata kanë njoftuar organet e lartëpërmendura se në mbledhjen e fundit të antarësisë së gjerë të sindikatës së punëtorëve pranë kësaj shkolle të mbajtur me datë 28 shtator 2010 është vendosur që nga 11 tetori i këtij viti të fillohet me bojkot të pjesërishëm të procesit arsimorë. Nëse deri në datën e lartëpërmendur nuk ka përgjigje pozitive bojkoti do të filloj menjëher nga data 11 tetorë 2010.

Nëse edhe pas këtij bojkoti nuk do të ket reagim të duhur nga organet e lartëpërmendura, antarësia e gjerë e sindikatës do të filloj me masa më radikale të protestës deri në zgjidhjen definitive të këtijë problemi.

Edhe njëher sqarojmë se kërkesa jonë sa logjike është edhe e patjetërsueshme bazuar edhe në kushtet që punojmë dhe nga rrethanat që na dikton terreni i gjerë që mbulon kjo shkollë.

Për pasojë, prej gati një viti arsimtarët paguajnë nga rroga e tyre mujore harxhimet e mëdha që kërkon transporti i tyre deri në vendet e punës”, thuhet në një kërkesë të lëshuar nga ana e sindikatës së të punësuarve në Shkollën Fillore “Pashko Vasa” Grupçin. Në fund të kërkesës sindikata thekson se përgjegjësinë për pasojat do t`iu ngelin organeve përgjegjëse.

Ndërkohë që kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ka rikujtuar se mjetet që vijnë si bllok dotacione për komunën nga niveli qendror për sferën e arsimit janë ndarë në të gjitha shkollat.Izairi, thotë se nëse në të ardhmen përmirësohet pagesa e taksave komunale nga ana e qytetarëve, që në pjesën e Dërvenit është zero përqind, atëherë, do të mund të sigurohen mjete shtesë për sferën e arsimit.
“Tash për tash buxheti apo më mirë të themi të hyrat e komunës janë të vogla dhe nuk ka mundësi që të sigurohen mjete për pagesën e rrugës. Nëse në të ardhmen përmirësohet pagesa e taksave komunale dhe komuna është në kondicion të mirë atëherë nuk do të ketë asnjë problem që të ndajmë mjete edhe për arsimin”, dekalroi Fatmir Izairi, kryetar I komuunës së Zhelinës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *