Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrohen tërmete në Kosovë dhe Maqedoni

Regjistrohen tërmete në Kosovë dhe Maqedoni

11 tetor-

“Lëkundjet e zakonshme të tokës në rajonin e Ballkanit janë aktivitete normale seizmologjike”, theksoi Garevski. Sipas tij, tërmeti i Shkupit i vitit 1963 nuk mund të përsëritet, sepse siç nënvizoi ai, tërmetet e tilla përsëriten në çdo 300 vjet

Në Kosovë dhe Maqedoni mbrëmë rreth orës 02.30 është ndjerë lëkundje e tokës me fuqinë prej 4.5 ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane. Sipas informacioneve te para epiqendra e lëkundjeve ishte 32 kilometra në veriperëndim të Kumanovës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.Drejtori i Instituti për Tërmete (IZIS) me seli në Shkup, Mihail Garevski theksoi se tërmete me intensitete të ulëta ka pasur, do të ketë edhe në të ardhmen, por ato do të jenë të pavërejtura.

“Lëkundjet e zakonshme të tokës në rajonin e Ballkanit janë aktivitete normale seizmologjike”, theksoi Garevski. Sipas tij, tërmeti i Shkupit i vitit 1963 nuk mund të përsëritet, sepse siç nënvizoi ai, tërmetet e tilla përsëriten në çdo 300 vjet

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *