Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrohen tërmete në Shkup dhe Kumanovë

Regjistrohen tërmete në Shkup dhe Kumanovë

8 tetor-
Nga Instituti Seizmologjik kanë paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrezik dhe përsëritje, dhe se magnituda e këtij tërmeti ka arritur 3,5 shkallë të rihterit
Në rajonin e Luginës së Preshevës mbrëmë është regjistruar lëkundja e tokës.

Në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës mbrëmë rreth orës 22.30 është ndjerë lëkundje e tokës me fuqinë prej 4 shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Sipas të dhënave të Institutit Seizmologjik në Shkup, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 45 kilometra në verilindje të Shkupit.

Qytetarët e Shkupit janë ndjerë të shqetësuar dhe në panikë nga ky tërmet, i cili ka pasuar me një dridhje të fuqishme.

Nga Instituti Seizmologjik kanë paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrezik dhe përsëritje, dhe se magnituda e këtij tërmeti ka arritur 3,5 shkallë të rihterit
Në rajonin e Luginës së Preshevës mbrëmë është regjistruar lëkundja e tokës.

Sipas të dhënave të Entit Seizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar rreth orës 22:30 me një intensitet prej 3,5 shkallë të rihterit.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra në juglindje të Preshevës dhe 20 kilometra në veri-perëndim të Kumanovës. Banorët e kësaj zone nuk e kanë kaluar natën të qetë nga frika e përsëritjes së tërmetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *