Home / Sport / Renova dhe Shkëndja në ndjekje të fitoreve

Renova dhe Shkëndja në ndjekje të fitoreve

Renova si lidere e renditjes udhëton për në Kratovë, kur do përballet me Sileksin në kërkim të pikëve për ruajtjen e kreut, ndërsa Shkëndija në teren të vet nuk pritet të ketë probleme me Pelisterin, që kohëve të fundit përballet me probleme të mëdha.

Fundjava që vjen në sjell ndeshjet e xhiros së 11-të, e fundit në kuadër të rrethit të parë të garave në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu prêt Horizont Turnovën. Në Tetovë, Teteksi do të takohet me Napredokun, ndërsa Bregallnica do të presë Skopjen. Renova si lidere e renditjes udhëton për në Kratovë, kur do përballet me Sileksin në kërkim të pikëve për ruajtjen e kreut, ndërsa dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen të dielën. Në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” në Shkup, derbi i dikurshëm i skuadrave fqinje Rabotniçkit dhe Vardarit, duket se do të jetë vetëm një starvitje e lehtë për ‘romantikët’, pasi ‘kuq e zinjtë’ tani më një kohë të gjatë janë në krizë të thellë. Shkëndija në teren të vet nuk pritet të ketë probleme me Pelisterin, që kohëve të fundit përballet me probleme të mëdha. Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Dyshet e javës së 11-të:
Sileksi –Renova,
Teteksi-Napredoku,
Bregallnica-Skopje,
Metalurgu-Horizonti,
Rabotniçki-Vardari (e dielë)
Shkëndija-Pelisteri (e dielë)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *