Home / Sport / Renova fiton një pikë në Shkup

Renova fiton një pikë në Shkup

Rabotnicki dhe Renova janë ndarë baraz 1:1 në ndeshjen kryesore të javës së 9-të në Ligën e Parë, ndërsa Horizonti dhe Metalurgu kanë pësuar disfata nga Bregallnica gjegjësisht Sileksi.

Të shtunën në program ishin pesë ndeshje të javës së 9-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, të cilat u karakterizuan me faktin se asnjë nga ekipet që pretendon kreun e tabelës nuk arriti të marrë pikë të plota. Ndeshja më interesante u zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ku Rabotnicki dhe Renova u ndanë baraz 1:1. Në takimin në të cilën të dyja skuadrat vinin pas dështimeve paraprake dhe këtë përballje e shihnin si rast për të dalë nga kriza, starti i takoi ekipit vendas, të cilët shumë herët kaluan në epërsi. Zhvillohej minuta e 9-të e takimit kur një harkim i parrezikshëm në zonën e Renovës nuk u kontrollua mirë nga portieri Armend Elezi, ndërsa gjithcka shfrytëzoi Manevski, i cili shënoi për avantazh të Rabotnickit. Vendasit shumë herët morën atë që donin në këtë përballje dhe në vazhdim tentonin që të sjellin golin e dytë, për të mbyllur ndoshta këtë takim, mirëpo edhe futbollistët e Renovës kishin planet e tyre, duke kërkuar rastin në kundërsulme. Në një lojë të qetë, ku të dyja skuadrat kishin numër të vogël të mundësive për të shënuar dukej se pjesa e parë do të mbyllet me epërsi të vendasve, mirëpo në sekondat e fundit Ylber Aliu u gjet i vetmuar para portierit Bogatinov, duke e ‘shtrirë’ atë me një fintë, ndërsa më pas dërgoi topin në rrjetë, për barazim të rezultatit në 1:1. Në pjesën e dytë pritej që të dyja ekipet të kërkojnë rastin e tyre për të marë fitoren, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura, kështu që në fund skuadrat u ndanë me rezultatin e barabartë 1:1. Barazimi më shumë i konvenoi Renovës, të cilët mbajnë hapin me skuadrat e kreut të tabelës, ndërsa Rabotnicki humbi një tjetër mundësi për t’iu bashkangjitur pjesës së epërme tabelare, kështu që me 12 pikë mbetet në pozitën e 8-të. “ Jemi të kënaqur me rezultatin nga takimi me Rabotnickin. Më shumë na gëzon fakti që skuadra gjeti forcë për të treguar karakter pas eliminimit befasues nga Kupa e Maqedonisë. Mirëpo edhe pse disfata nga Vardari është humbje e madhe për ne, megjithatë të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe dëshmitar se gjëra të tilla u ndodhin edhe skuadrave më të mëdhe europiane, të cilat në disa raste eliminohen nga ekipe më pak të njohura. Prandaj ne atë do ta harojmë dhe do të kërkojmë që deri në fund të stinorit vjeshtor të mbetemi në kreun e tabelës, pasi shihet se edhe përkundër krizës që kishim, kundërshtarët nuk kanë arritur të na largohen me pikë. Përsëris se synimi i Renovës është kreu i tabelës dhe shpresojmë që me punë profesionale do të arrijmë të realizojmë objektivat që i kemi caktuar vetes”, – deklaroi koordinatori i Renovës, Enver Suljemani.
Në ndeshjet tjera dy skuadrat që para kësaj jave mbanin kreun e tabelës, Horizonti dhe Metalurgu këtë javë pësuan disfata. Horizonti pësoi 1:0 në Shtip, përballë Bregallnicës, ndërsa Metaurgu u befasua në fushë të vet nga Sileksi, duke hubur 1:2. Në Tetovë, Teteksi me kthesë të rezultatit mundi Vardarin 3:2, ndërsa Napredoku pa problem fitoi 3:1 Pelisterin.

JAVA E IX
E shtunë:
Metalurgu – Sileksi 1:2
Rabotniçki – Renova 1:1
Bregallnica – Horizonti 1:0
Teteksi – Vardari 3:2
Napredoku – Pelisteri 3:1

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *