Home / Sport / RENOVA KËRKON VAZHDIMSI KUNDËR METALURGUT

RENOVA KËRKON VAZHDIMSI KUNDËR METALURGUT

“Ne tani do të përballemi me Metalurgun, skuadër kjo cilësore të cilën e respektojmë maksimalisht. Megjithatë jemi të mendimit se në Tetovë nuk kanë çka kërkojnë, pasi ne kemi harxhuar të gjithë kreditet për të bërë gabime në fushën tonë. Këtë nuk do ta lejojmë në të ardhen, kështu që pres të fitojmë tre pikë përballë Metalurgut”, – deklaroi Mickov.

Obligimet e përfaqësueses së Maqedonsië që sollën pauzën dy javore të garave në Ligën e Parë, kanë qenë të mirëseardhura për skuadrën e Renovës. Të gjetur në gjendje të palakmueshme për shkak të impenjimeve që patën në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, “gjipspunuesit” i kaploi një krizë në lojë dhe rezultat. Renova në këtë situatë u eliminua nga Kupa e Maqedonisë, mirëpo gjërat u kthyen në kahje të duhur, pas barazimit 1:1 me Rabotniçkin në Shkup.

“Pikërisht ndeshja me Rabotniçkin ishte paraqitja jonë më e mirë në këtë sezon. Pjesa e dytë që zhvilluam në Shkup, na bën të besojmë se ekipi nuk ka humbur potencialin dhe me punë edhe më serioze, në vazhdim të kampionatit do të vërtetojë se jemi pretedent për kreun e tabelës”, – me optimizëm të shprehur flet mbrojtësi i djathtë i Renovës, Marjan Mickov, i cili më pas vijon. “ Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar për të bërë do të kisha quajtur minipërgatitje për vazhdimin e kampionatit. Sigurisht që stafi teknik kanë punuar në largimin e mangësive të paraqitura në pjesën e deritashme të kampionatit, me qëllim që të në vazhdim të njëjtat mos përsëriten”, – shtoi Mickov. Sipas tij, Renova duhet të fitojë ndeshjen e rradhës, me qëllim që të ngritet edhe më tepër morali në mesin e futbollistëve.

“Ne tani do të përballemi me Metalurgun, skuadër kjo cilësore të cilën e respektojmë maksimalisht. Megjithatë jemi të mendimit se në Tetovë nuk kanë çka kërkojnë, pasi ne kemi harxhuar të gjithë kreditet për të bërë gabime në fushën tonë. Këtë nuk do ta lejojmë në të ardhen, kështu që pres të fitojmë tre pikë përballë Metalurgut”, – përfundoi Mickov. Renova të shtunën do të përballet me Metalurgun, në kërkim të një fitore që do të mbante skuadrën në kreun e tabelës. Futbollistët janë optimist për këtë përballje, ndërsa pritet që të gjithë te jenë të gatshëm për lojë. Gjatë pauzës në lëndime të lehta janë ankuar Statovci dhe Aliu, ndërsa Emrullahu ka qenë me grip. Megjithatë nga tabori i “gjipspunuesëve” presin që deri të shtunën të gjithë futbollistët të jenë të gatshëm për lojë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *