Home / Sport / RENOVA ME SHUMË MUNGESA UDHËTON PËR NË KRATOVË

RENOVA ME SHUMË MUNGESA UDHËTON PËR NË KRATOVË

“Pas një serie të rezultateve të mira që kishim në disa ndeshje derbi, është normale që kundër Sileksit të kërkojmë fitore. Jemi të përgatitur relativisht mirë, si psiqikisht ashtu edhe në aspektin taktik të lojës. Besoj se në Kratovë shkojmë për rezultat pozitiv pas që jemi lider në tabelë dhe duhet që të ruajmë atë pozitë”, – deklaroi mbrojtësi i Renovës, Leonard Kallaba.

Renova javën e shkuar mundi 1:0 Metalurgun, fitore minimale, por e mjaftueshme për të dalë në pozitën e parë, aty ku u ndalën në fund të sezonit të shkuar. Kampionët në fuqi këtë javë janë mysafir të Sileksit, dhe nga tabori i ‘gjipspunuesëve’ paralajmërojnë se do të kërkojnë fitoren e rradhës.
“Pas një serie të rezultateve të mira që kishim në disa ndeshje derbi, është normale që kundër Sileksit të kërkojmë fitore. Jemi të përgatitur relativisht mirë, si psiqikisht ashtu edhe në aspektin taktik të lojës. Besoj se në Kratovë shkojmë për rezultat pozitiv pas që jemi lider në tabelë dhe duhet që të ruajmë atë pozitë. Duhet të tregojmë se kjo skuadër jo rastësisht ka qenë vitin e kaluar kampione, ndërsa edhe këtë vit atakojmë pozitat sa më të larta të renditjes tabelare dhe me lojën që kemi besoj se do të jetë e njëjta gjë”, – me optimizëm foli mbrojtësi shkupjan i Renovës, Leonard Kallaba.
Ekipi përballet me problemin e mungesës së disa futbollistëve për shkak të kartonëve të verdhë dhe lëndimeve, si Stojanov, Stepanovski, Aliu Statovci dhe Gashi. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, futbollistët e skuadrës kampione në asnjë moment nuk i lëshon optimizmi për rezultat pozitiv. Ata premtojnë se do të japin maksimumin dhe kërkojnë nga Kratova të kthehen me tre pikë, të cilat do t’i mbanin në pozitën e parë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se Sileksi është në seri të mirë, ku ka shënuar dy fitore me rradhë si mysafir dhe tani do të kërkojë vazhdimësi të rezultateve pozitive, mirëpo edhe Renova ka hesaet e veta. Kundërshtari respektohet maksimalisht, por sipas asaj që thonë nga tabori i xhepçishtasëve ata besojnë në cilësitë e tyre, kështu që do të atakojnë në tre pikë. Takimi Sileksi-Renova do të zhvillohet të shtunën në Kratovë, me fillim në orën 14:00.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *