Home / Sport / RENOVA MERR KREUN, SHKËNDIJA BARAZON NË KËRCOVË

RENOVA MERR KREUN, SHKËNDIJA BARAZON NË KËRCOVË

Renova ka mundur Metalurgun 1:0 në ndeshjen kryesore të javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke marrë kreun e renditjes. Shkëndija humb vendin e parë, pasi barazoi 1:1 në Kërcovë, përballë Napredokut. Rabotnicki merr tre pikë në transfertë, duke mundur 2:0 Horizont Turnovën.

Kampionët aktual të Maqedonisë, Renova pas fitores ndaj Metalurgut kanë rrëmbyer vendin e parë në renditjen tabelare, duke shfrytëzuar barazimin e Shkëndijës me Napredokun. “Gjipspunuesit” në derbin e javës në teren të vet arritën të marrin tre pikë të rrëndësishme në luftën për kreun e tabelës. Renova që në fillim kërkonte golin e epërsisë, i cili erdhi në minutën e 35-të me autor, mbrojtësin Stepanovski. Në vazhdim Xhepcishtasit kishin mundësi të dyfishojnë rezultatin , mirëpo nuk bënë një gjë të tillë, ndërsa në vazhdim miqtë morën iniciativën, por pa mundur të barazojnë, kështu që në fund fitorja me meritë i takoi Renovës.
Në Kërcovë Shkëndija udhëtoi në kërkim të tre pikëve, mirëpo duke parë rrjedhën e njgarjeve duhet të jetë e kënaqur edhe me një. “Kuq e zinjtë” që nga minuta e 12-të luajtën me një futbollist më shumë në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Askov i Napredokut. Mirëpo në vend që të shfrytëzojnë epërsinë numerike, futbollistët e Shkëndijës pranuan gol. Ishte minuta e 20-të kur Sallai shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme, ndërsa Stepanovski nga gjuajtja e lirë shënoi gol të bukur. Në vazhdim “kuq e zinjtë” kërkonin barazimin, por pa mundur të arrijnë deri në minutën e 84, kur Andonov barazoi rezultatin, pas depërtimit dhe krosimit të mirë të Cuculit. Katër minuta më vonë, pikërisht Cuculi u ndëshkua me karton të kuq, duke barazuar forcat në teren. Deri në fund Shkëndija kishet disa tentime të pasuksesshme për të shënuar golin e fitores, kështu që u desh të kënaqet me një pikë, e cila ekipin e nxjer në pozitën e dytë.
Në ndeshjet tjera Rabotnicki shënoi fitore të rëndësishme në Turnovë, duke mundur 2:0 Horizontin. Skopje fitoi 1:0 Teteksin, Bregallnica si mysafire mundi 2:1 Vardarin, ndërsa edhe Sileksi fitoi si mysafir 3:1 përballë Pelisterit.

Rezultatet e javës së 10-të:
Renova-Metalurgu 1:0,
Napredoku-Shkëndija 1:1,
Horizonti-Rabotnicki 0:2,
Skopje-Teteksi 1:0,
Vardari-Bregallnica 1:2,
Pelisteri-Sileksi 1:3

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *