Home / Sport / Renova mundet nga Sileksi

Renova mundet nga Sileksi

Metalurgu ka mundur Horizontin 3:0 duke kaluar në pozitën e parë në tabelë me 19-të pikë të tubuara, aq sa ka edhe Renova, që u mund nga Sileksi 2:0. Bregallnica fitoi 1:0 përballë Skopjes, ndërsa Teteksi fitoi 2:1 Napredokun.

Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 11-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, në të cilat fitoren më të lartë e arriti Metalurgu. Skuadra nga Autokomanda e Shkupit në dernin e javës mundi bindshëm 3:0 Horizont Turnovën, duke kaluar në pozitën e parë me 19-të pikë. Renova e cila para kësaj jave ishte lidere e renditjes, pësoi disfatë 2:0 në Kratovë përballë Sileksit. Në Tetovë Teteksi ishte më i mirë se Napredoku, duke fituar me rezultatin 2:1, ndërsa Bregallnica më në fund gjen fitoren, pasi para tifozëve të vet fitoi 1:0 përballë Skopjes. Java e 11-të do të kompletohet të dielën kur në program janë dy takimet e fundit. Në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” në Shkup, do të zhvillohet derbi mes skuadrave lokale Rabotniçkit dhe Vardarit, ndërsa Shkëndija me fitore eventuale përballë Pelsiterit do të marrë udhëheqjen e renditjes tabelare, aty ku gjendej para një jave.

Rezultatet:
Metalurgu-Horizonti 3:0,
Sileksi-Renova 2:0,
Teteksi-Napredoku 2:1,
Bregallncia-Skopje 1:0,
Rabotniçki-Vardari ( e dielë)
Shkëndija-Pelisteri ( e dielë).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *